Shefi negociator i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier ka thënë se kufiri irlandez është pjesë e marrëveshjes së Britanisë për largim nga Bashkimi Evropian dhe nuk do të rinegociohet.
Duke folur në Parlamentin Evropian, Barnier ka thënë se parandalimi i kufirit të ashpër është “zgjedhje e realizueshme”.
Ligjëvënësit britanikë kanë votuar më herët gjatë këtij muaji kundër marrëveshjes, për të cilën është pajtuar Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja përgjatë 18 muajve të negociatave.
Prandaj të martën ata kanë votuar që kryeministrja britanike, Theresa May të kërkojë “marrëveshje alternative” për kufirin që ndan Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës.
Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.
Ndalesa në këtë pjesë është “siguri” për të ndaluar kthimin e mallrave dhe njërëzve nga njëri vend në tjetrin.
Në rast se kjo ndalesë do të vazhdojë të qëndrojë, ajo do të mbajë Mbretërinë e Bashkuar brenda unionit të doganave të BE-së, si dhe do të krijonte disa lehtësira në një treg të përbashkët.
Kjo ka qenë aryseja kryesore e mosmarrëveshjeve në Parlamentin britanik, mirëpo Barnier ka thënë se një masë e tillë është e nevojshme që të përfshihet në marrëveshje.
Ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se beson në “përkushtimin personal” të kryeministres May për të parandaluar “kthimin mbrapa në të kaluarën e errët”.
Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.