Shkencëtarët kanë krijuar pajisjen që konverton sinjalet Wi Fi në energji elektrike për të karikuar telefonat apo pajisje të tjera elektronike pa qënë nevoja për bateri. 

Rezultati përfundimtar është një pajisje e vogël dy dimensionale që mundësohet vetëm nga valët Wi-Fi që kalojnë përmes saj. Sipas studiuesve, Wi-Fi mund të bëhet burim i përhapur i energjisë në sajë të një gjysmëpërçuesi të avancuar që konverton sinjalin në një rrymë të dobishme të drejtpërdrejtë.

Antenat e njohur si ‘rectennas’ konvertojnë valët e rrymës së alternuar në tension rryme të drejtpërdrejtë, që është më i dobishëm për elektronikën. Ekipi, nga MIT, pretendon se pajisja mund të fuqizojë pajisjet e mëdha elektronike, pajisje që vishen dhe madje edhe pajisje mjekësore për të transmetuar të dhëna për mjekët. Rectenna e re përdor një antenë të radio-frekuencave për të kapur valët elektromagnetike që mbartin Wi-Fi në formën e valëve. Kjo pastaj lidhet me një gjysmëpërçues fleksibël dhe të lirë dy dimensional.

Sinjali Wi Fi udhëton në gjysmëpërçues dhe konvertohet në një tension DC që mund të përdoret për të çliruar qarqet elektrike ose për të karikuar bateritë. Studiuesit pohojnë se gjysmëpërçuesi është fleksibël dhe mund të bëhet në një proces “roll-to-roll” për të mbuluar zona shumë të mëdha, potencialisht muret ose tavanet. Në eksperimente, pajisja e studiuesve mund të prodhojë rreth 40 mikrowatt të fuqisë kur ekspozohet ndaj niveleve të fuqisë tipike të sinjaleve Wi-Fi. Kjo është fuqi e mjaftueshme për të ndezur një ekran celulari. Një tjetër aplikim i mundshëm është nxitja e komunikimit të të dhënave të pajisjeve mjekësore implantuese.

Për shembull, hulumtuesit kanë filluar të zhvillojnë kapsula që mund të gëlltiten nga pacientët për të mbledhur të dhëna shëndetësore në një kompjuter për diagnostifikim.”Ju nuk dëshironi të përdorni bateritë për të fuqizuar këto sisteme, sepse nëse rrjedh litiumi, pacienti mund të vdesë”, thotë Dr Grajal. “Është shumë më mirë të merrni energji nga mjedisi për të fuqizuar këta laboratorë të vegjël brenda trupit dhe për të komunikuar të dhëna me kompjuterat e jashtëm”.