Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha ka thënë sot se Bashkimi Evropian është i interesuar për t’u siguruar se është duke vazhduar progresi për rastet e shënjestruara në sistemin e drejtësisë.
Në këtë takim që është mbajtur të mërkurën në Prishtinë, kanë marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.
Aty është thënë se “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe se ka kushte shtesë”.
Në një komunikatë për media, Ministria e Integrimit Evropian, ka thënë se rastet e shënjestruara nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian po shihen si një ndër treguesit kyçë të sundimit të ligjit dhe siç citohet në komunikatë, ministrja Hoxha ka theksuar se “puna në këtë drejtim po vazhdon”.
Hoxha është cituar të ketë thënë se dinamika e agjendës integruese nuk do të zvogëlohet dhe se në ditëve në vijim do të rifillojë lobimi dhe takimet me ministra të vendeve anëtare të BE-së.