Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën më 7 shkurt

Seanca e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet një javë para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, pikërisht me 7 shkurt kanë njoftuar zyrtarët e OKB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Mësohet se temë e debatit në seancën e ardhshme të KS të OKB-së për Kosovë që do të mbahet javën e parë të muajit shkurt do të flitet për dialogun Kosovë-Serbi, taksat e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë, transformimin e FSK ushtri dhe kuptohet për serbët e Veriut të Kosovës, por jo dhe për luginën e Preshevës.

Sipas shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogerini “çdo vendim mbi Kosovën duhet të kalojë përmes Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, çka pak a shumë dihen rezultatet këtu, nëse kemi parasysh atë se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së ka shkruar.

Daçiç duke kritikuar Ramush Haradinaj ka thënë sot për televizionin serb se “Ideja e futjes së një taksi ishte bërë nga burrat e Thaçit (Kadri Veseli, Enver Hoxhaj) pa e idealizuar atë për shkak të thirrjes për ta shfuqizuar atë (“Ideju o uvođenju taksi izneli su Tačijevi ljudi, ne idealizovati ga zbog poziva da se ukinu“).

Daçiç tha se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë për thirrjet për të hequr tarifat për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.