Studim nga dr. Islam LAUKA, diplomat, pedagog
Viti 2018 nё Kosovё u mbyll me diskutimet mbi letrёn e Presidentit Donald Tramp, drejtuar homologut tё tij kosovar, Hashim Thaҁi, pёr marrёveshjen Kosovё – Serbi. Ato po vazhdojnё edhe me fillimin e vitit 2019. Protagonisti kryesor i kёtyre diskutimeve ёshtё vetё Presidenti Thaҁi, i mbёshtetur, kryesisht, nga kёshilltarёt e tij.
Nё shkrimet autoriale, nё intervistat dhe deklaratat e tyre zyrtare, Presidenti Tramp trajtohet si Perёndi, ndёrsa Presidenti Thaҁi si Pejgamber a Mesi qё solli nё tokёn e Kosovёs urdhёresat dhe ndalesat e tё Plotfuqishmit. Edhe fjalori i tyre i pёrngjan atij tё librave tё shenjtё si, “jemi tё bekuar si vend e si popull qё kemi mbёshtetjen e Trampit”, apo “Kosova do jetё e bekuar qё tё respektojё letrёn e Presidentit Tramp”. Pёr nga rёndёsia e saj, letra e Trampit krahasohet me mesazhin e Kёrshёndellave tё Presidentit Bush (i vjetri) nё vitin 1992, nёpёrmjet tё cilit ai paralajmёroi Serbinё qё tё pёrmbahet nga ndёrhyrja ushtarake nё Kosovё; me urdhrin e Presidentit Klinton, nё Mars 1999, qё tё sulmohet ushtarakisht ish -Jugosllavia dhe me deklaratёn e Presidentit Bush (i riu), nё Tiranё, nё qershor 2007, “mjaft ёshtё mjaft” qё ҁoi nё pavarёsimin e Kosovёs.
Edhe koalicioni qeveritar dhe opozita u shprehёn me vlerёsime pozitive, shpesh, me nota ekzaltuese, pёr letrёn e Trampit.
Ajo qё bie menjёherё nё sy ёshtё mungesa e analizёs politike kritike ndaj letrёs sё Presidentit amerikan, nga ana e klasёs politike tё Kosovёs. Nё mungesё tё kёsaj analize, konstatohet njё mbёshtetje e plotё, qё arrin deri nё adhurim nga ana e pozitёs dhe opozitёs kosovare, pёr Presidentin Tramp dhe letrёn e tij “magjike”.
Njё qёndrim i tillё shpjegohet me ndikimin e disa faktorёve:
Sё pari, janё vёshtirёsitё e kuptimit tё vendimmarrjes tё kёtij, apo atij aktori. Kёto vёshtirёsi shtohen, kur kemi parasysh natyrёn komplekse tё vendimmarrёsit Donald Tramp. Gjithsesi, mendoj se ky faktor ka ndikim periferik, aq mё tepёr, nё rastin e Thaҁit, i cili, deri mё tani, i ka shkrehur me bisht kurthet qё i janё ngritur. Nuk besoj qё qёndrimet e tij politike, pёrfshirё atё pёr letrёn e Trampit, tё jenё tё ndikuara nga padija.
Sё dyti, mbёshtetja dhe adhurimi ndaj Presidentit Trump, nё njёfarё mase, vijnё si pasojё e servilizmit dhe mercenarizmit tё klasёs sonё politike. Kjo nuk ёshtё njё dukuri vetёm kosovare, por thuajse, e krejt elitёs politike mbarёshqiptare.
Sё treti, mbёshtetja dhe adhurimi i Trampit, nё masё tё madhe, shpjegohen me pёrpjekjet e pozitёs dhe opozitёs pёr ta shfrytёzuar atё si instrument pёr ruajtjen e pushtetit (pozita) ose pёr rikthimin nё pushtet (opozita).
Sё katёrti, siҁ shprehet njё mik i sprovuar i shqiptarёve, ambasadori amerikan, Uilliam Uokёr, disa udhёheqёs tё Kosovёs janё tё gatshёm tё bёjnё atё qё u thonё ndёrkombёtarёt, nga frika se mos akuzohen nga Gjykata Speciale. Mendoj se ndikimi i kёtij faktori nё formёsimin e qёndrimeve politike aktuale, sidomos nё rastin e Presidentit Thaҁi, ёshtё me rёndёsi vendimtare.
Analiza politike kritike, e cila merr nё konsideratё vendimmarrёsin dhe kodin e tij operacional, kontekstin e brendshёm e tё jashtёm, si dhe bashkёveprimin e bashkёndikimin dinamik midis aktorёve dhe strukturave, na jep mundёsinё tё bёjmё kёto vlerёsime pёr letrёn e Presidentit Tramp:
Sё pari, ёshtё shumё pozitiv fakti qё Presidenti amerikan vё nё dukje investimin e SHBA-sё pёr Kosovёn si shtet i pavarur dhe sovran dhe ripohon angazhimin e vendit tё tij nё kёtё ҁёshtje.
Sё dyti, ashtu si administratat e mёparshme amerikane, ai e klasifikon shtetin e Kosovёs si njё partner kyҁ tё Amerikёs pёr tё garantuar paqen dhe stabilitetin nё tё gjithё Europёn.
Sё treti, ndryshe nga administratat e mёparshme amerikane qё, pas 17 Shkurtit 2008, kanё kёrkuar nga Serbia njohjen e Kosovs si shtet i pavarur dhe sovran, Donald Trampi bёn thirrje pёr arritjen e njё marrёveshjeje, e cila reflekton, nё mёnyrё tё balancuar, interesat e Kosovёs dhe tё Serbisё. Ky ёshtё njё dallim thelbёsor nё politikёn amerikane pёr ҁёshtjen e Kosovёs, sepse qёndrimi i Uashingtonit ka qenё nё mbёshtetje tё planit Ahtisari, mbi bazёn e tё cilit, u shpall pavarёsia e Kosovёs, si zgjidhja mё e drejtё, mё realiste dhe mё e qёndrueshme, nё interes tё dy palёve, tё paqes e sigurisё nё rajon dhe Europё. Nё vend tё planit Ahtisari, tashmё tё shpallur tё vdekur, kёrkohet njё ekuilibёr i ri interesash midis Kosovёs dhe Serbisё, i cili do tё fiksohej nё njё marrёveshje tё re dypalёshe. Letra nuk e thotё shprehimisht se si do tё arrihet ky ekuilibёr interesash, por Presidenti Thaҁi dhe kёshilltarёt e tij lёnё tё kuptohet qё Presidenti Tramp mbёshtet tezёn e shkёmbimit tё territoreve, e cila, sipas tyre, mund tё mos na pёlqejё, por, pёrderisa kёtё na e kёrkon Amerika, ne nuk na mbetet gjё tjetёr, veҁ ta dёgjojmё e tё veprojmё, siҁ porosit ajo.
Por ҁfarё kёrkohet tё shkёmbehet, nё mёnyrё qё tё arrihet balancimi i interesave midis Kosovёs e Serbisё? Kёtё e bёn tё qartё njёri nga kёshilltarёt politik tё Thaҁit. Serbia kёrkon pjesёn nё Veri tё lumit Ibёr, nё kёmbim tё njё pjese tё papёrfillshme tё Luginёs sё Preshevёs, pa korridorin 10. Mё sё fundi, pas kaq kohёsh, kemi diҁka konkrete pёr atё qё Thaҁi e ka fshehur, siҁ fsheh gjarpri kёmbёt – tezёn e shkёmbimit tё territoreve, pra ҁfarё do t’i japim ne Serbisё dhe cfarё do tё marrim prej saj. Ështё e qarte se ky shkёmbim rezulton me humbje tё rёndё pёr palёn tonё.
Nga ana tjetёr, analiza politike kritike kёrkon qё tё bёhen pёrpjekje pёr tё hulumtuar dhe kuptuar motivet qё e kanё shtyrё Presidentin Tramp nё formulimin e kёsaj letre. Pёr kёtё ҁёshtje nuk ka njё mendim unik midis studiuesve dhe analistёve ndёrkombёtarё. Pёr disa, letra e Trampit na kujton Kemp Dejvidin, vendin ku nё vitet 1978-1979 u arrit pajtimi midis Egjiptit dhe Izraelit. Sipas kёtij argumenti, Trampi ёshtё i interesuar, jo aq pёr zgjidhjen e konfliktit shekullor midis shqiptarёve e serbёve, sesa pёr tё fituar kapital politik pёr veten e tij, pas dёshtimeve tё njёpasnjёshme, nё politikёn e jashtme, pёr tё mbetur nё histori si pajtuesi i madh i dy popujve ballkanikё.
Njё argument tjetёr ёshtё ai, sipas tё cilit, interesimi aktual i Uashingtonit pёr rajonin tonё ka tё bёjё me heqjen e atusё sё fundit tё Rusisё nё Ballkan – ҁёshtjen e pazgjidhur tё Kosovёs, nёpёrmjet tё cilёs, Moska shantazhon Beogradin, duke ruajtur kёshtu praninё dhe ndikimin e vet nё kёtё zonё.
Tё dy kёto argumente janё tё diskutueshme. Sipas mendimit tim, Presidenti Tramp ka ҁёshtje tё tjera mё tё mёdha, me tё cilat pretendon tё mbetet nё histori, sesa pajtimi i dy popujve tё vegjёl, nё periferi tё Europёs, pa ndonjё interes pёr tё.
Tё tilla janё: arritja e marrёveshjes me Korenё e Veriut pёr armёt bёrthamore; riformulimi i marrёveshjes sё re me Iranin, po pёr kёtё ҁёshtje; ndёrtimi i murit me Meksikёn, etj.
Sa i takon largimit tё Rusisё nga Ballkani, ky do te ishte njё qёndrim i mirёpritur, por marrёdhёniet e veҁanta tё Donald Trampit me Vladimir Putinin, pёrpjekjet e vazhdueshme tё tij, nё kundёrshtim me ligjin dhe vullnetin politik tё Kongresit amerikan, pёr njё ujdi me Presidentin rus, nuk shkojnё nё favor tё kёtij argumenti.
Studiuesi i njohur, Ivan Krastev, i pёrmbahet tezёs sё Presidenti Tramp ёshtё nё kёrkim tё aleatёve kundёr Kinёs, sfiduesit kryesorё=e tё interesave amerikane, brenda dhe jashtё vendit. Kemi tё bёjmё me njё rikthim tё strategjisё Nikson – Kisinger, tё viteve 70’, kur u tёrhoq Kina kundёr Bashkimit Sovjetik, ndёrsa tani synohet tё tёrhiqet Moska kundёr Pekinit. Ky argument, nё gjykimin tim, ёshtё mё logjik dhe mё i qёndrueshёm.
Nuk besoj qё ёshtё rastёsi pёrkimi nё kohё i dёrgimit tё letrёs nё adresё tё Thaҁit dhe i shpalljes sё tёrheqjes sё trupave amerikane nga Siria, duke e lёnё kёtё vend dhe tё ardhmen e tij nё dorё tё Putinit dhe aleatёve tё tij; nuk mund tё jetё rastёsi deklarata e Trampit, nё fillim tё kёtij muaji, e cila justifikon pushtimin e Afganistanit nga Moska, nё vitin 1979, gjoja, pёr shkak tё kёrcёnimit terrorist; nuk mund tё jetё rastёsi qё, tre ditё pas nёnshkrimit tё letrёs nga Presidenti Tramp, mё 17.12.2018, u mblodh Kёshilli i Sigurisё Kombёtare tё Rusisё pёr tё diskutuar, “nё mёnyrё tё hollёsishme situatёn nё Ballkan”; nuk mund tё jetё rastёsi qё Kёshilli rus pёr ҁёshtje ndёrkombёtare, i themeluar me dekret tё Presidentit Putin, mё 27.10.2018, paraqiti studimin “Formatet e ndryshme ndёrkombёtare tё zgjidhjes “nё paketё” pёr Ballkanin”, ku theksohet se “rregullimi i sotёm territorial nё Ballkan nuk e justifikoi veten” dhe propozohet qё pёr rivizatimin e hartёs sё re ballkanike tё organizohet njё konferencё ndёrkombёtare, nё tё cilёn parashikohet qё Rusia tё luajё rol qendror. Sё fundi, nuk mund tё jetё rastёsi qё, vetёm njё muaj pas letrёs sё Trampit, mё 17.01.2019, Putini tё vizitojё Serbinё. Nё prag tё kёsaj vizite, nё intervistёn e dhёnё me 16.01.2019 gazetave serbe “Politika” dhe “Veҁernije Novosti”, Putini ripёrsёriti vlerёsimet e Moskёs pёr “agresionin” e NATO-s kundёr ish-Jugosllavisё, mё 1999, pёr shpalljen e “paligjshme” tё pavarёsisё sё Kosovёs dhe formimin e ushtrisё sё saj, si “kёrcёnim” ndaj paqes e stabilitetit nё rajon e mё gjerё.
Dyshimi im ёshtё qё Ballkani, pёrfshirё Kosovёn, mund tё jetё pjesё e paketёs sё ujdisё midis Trampit dhe Putinit pёr t’i lёnё dorё tё lirё kёtij tё fundit nё rajonin tonё, nё Lindjen e Afёrt, etj, me kusht qё Moska, minimumi, tё jetё neutrale nё marrёdhёniet SHBA-Kinё, maksimumi, t’i bashkohet Uashingtonit kundёr Pekinit.
Ёshtё tjetёr gjё, a do tё bjerё Putini nё karremin e Trampit dhe a do ta lejojё Kongresi Presidentin qё tё shkojё aq larg nё ujdinё e tij me Moskёn, duke kёrcёnuar seriozisht interesat amerikane tё sigurisё, ato europiane, ballkanike dhe interesat jetike tё Kosovёs dhe gjithё shqiptarёve.
Pёrfundimi qё del nga kjo analizё ёshtё ky: nuk duhet mbёshtetur apriori, ҁdo qёndrim i aleatёve tanё strategjikё, pёrfshirё SHBA-nё, ndaj Kosovёs. Pёrkundrazi, qasjet e tyre ndaj nesh duhen parё, patjetёr, nga kёndvёshtrimi i interesave tona kombёtare dhe shtetёrore.
Vijmё kёshtu tek njё problem i ndёrlikuar i marrёdhёnieve ndёrkombёtare, siҁ ёshtё raporti midis vendeve tё vogla dhe fuqive tё mёdha.
Pёr njё numёr studiuesish, historia e marrёdhёnieve ndёrkombёtare, nuk ёshtё gjё tjetёr veҁ histori e fuqive tё mёdha, se vendet e vogla janё tё detyruara tё rreshtohen me kёtё apo atё fuqi, pёrndryshe nuk mund tё realizojnё, jo vetёm objektivat e tyre tё politikёs sё jashtme, por as tё sigurojnё mbijetesёn e tyre si shtet. Pёr disa tё tjerё, midis tё cilёve, edhe pёrfaqёsues tё realizmit dhe konstruktivizmit, shtetet e vogla kanё njё shkallё tё caktuar lirie dhe mundёsi manovrimi pёr tё mbrojtur interesat e tyre, duke zhvilluar njё politikё tё jashtme aktive.
Pёr ta, shfrytёzimi i kontradiktave midis fuqive tё mёdha, fleksibiliteti pёr tё rregulluar proceset e reagimeve tё qendrave vendimmarrёse, harmonizimi i strategjisё me kontekstin ndёrkombёtar dhe i mundёsive me kapacitetetet, janё disa nga rrugёt qё vendet e vogla mund tё shfrytёzojnё pёr realizimin e objektivave tё politikёs sё tyre tё jashtme.
Sipas mendimit tim, grupi i dytё ёshtё mё afёr sё vёrtetёs, por politika e jashtme aktive dhe fleksibёl nuk do tё thotё qё tё bredhёsh nga njё kryeqytet nё tjetrin, duke u servilosur para tё mёdhenjve tё kёsaj bote; politika dinjitoze kёrkon politikanё dinjitozё. Politikanёt dinjitozё, jo lajkatarё, guxojnё tё shprehin mendimin e tyre tё pavarur nё bisedime me kundёrshtarёt, por edhe me miqtё, nё mbrojtje tё interesave tё vendit qё pёrfaqёsojnё. Nё kёtё kontekst, pёr ҁdo politikan tё pavarur, ideja e shpёrblimit tё Serbisё me territor tё Kosovёs, nё kёmbim tё njohjes si shtet, duhet tё konsiderohet se ёshtё nё kundёrshtim me interesat e saj jetike dhe, si e tillё, kundёrshtohetme forcё, ngado qё tё vijё, qoftё edhe nga Presidenti i njё vendi mik si SHBA.
Donald Trampi nuk ёshtё Zoti. Nisur nga fuqia e vendit qё pёrfaqёson, ai mund tё krahasohet, jo me Zotin e feve monoteiste, qё pёrfytytrohet si i pёrkryer dhe i drejtё, por me zotat e politeizmit grek, qё kanё tё gjitha mёkatet e tokёsorёve: janё hakmarrёs, veprojnё sipas tekave tё tyre personale, nuk janё tё drejtё, janё tё shthurur. Pёrshkrimet e biografёve tё Trampit, apo tё analistёve politikё e paraqesin atё si shumё tё ngjashёm me zotat e Olimpit: impulsiv, tё padisiplinuar, qё nuk dёgjon kёshilla, tё paparashikueshёm, dhe qё i pёlqejnё lajkat.
Kryetari i Komitetit pёr Punё tё Jashtme tё Dhomё sё Pёrfaqёsuesve tё Kongresit amerikan, miku i sprovuar i Kosovёs, Eliot Engel, duke analizuar qasjen e Presidentit Tramp ndaj politikёs sё jashtme nё pёrgjithёsi, e vlerёson atё si tё dyshimtё dhe rё ҁrregullt. Pёr kёte qellim, ai ka vendosur tё krijojё njё nёn komision qё do tё merret mё hetimin e veprimtarisё sё Presidentit nё kёtё fushё.
Kur bёhet fjalё pёr rajonin tonё, studiuesi britanik Tim Xhudah, ekspert i njohur i problematikёs ballkanike, i referohet vlerёsimeve tё Le Monde, El Mundo, Newsweek, sipas tё cilave, Donald Trampi nuk shquhet pёr ndonjё njohuri rreth kёtij rajoni, aq sa ai ngatёrron Ballkanin me Baltikun.
Kur vijmё tek ajo qё na intereon e qё na dhemb mё shumё, pra tek Kosova, ambasadori Uilliam Uokёr, pikёrisht ai qё me denoncimin e masakrёs sё Reҁakut, si krim kundёr njerёzimit, i hapi rrugё ndёrhyrjes sё NATO-s kundёr ish-Jugosllavisё, kёtё radhё, nё njё intervistё nё “Zёrin e Amerikёs”, denoncon qёndrimin e administratёs sё tanishme amerikane ndaj marrёveshjes midis Kosovёs dhe Serbisё. Sipas tij, mbёshtetja nga Uashingtoni e ҁdo marrёveshjeje qё mund tё arrihet midis palёve, ёshtё e padrejtё. Sepse, argumenton ai, Serbia sot ёshtё mё e fortё se Kosova. Dhe siҁ dihet, i forti dikton kushtet e marrёveshjes, nё dёm tё tё dobёtit. Mё tej, Uokёr shpjegon arsyet e kёtij qёndrimi, tё cilat ai i lidh me faktin qё asnjё nga pёrfaqёsuesit e administratёs sё tanishme nuk kanё qenё tё pёrfshirё nё luftёn pёr ҁlirimin ose pavarёsimin e Kosovёs dhe se ata nuk e njohin as Reҁakun, as historinё e vendit.
Duke qenё plotёsisht dakord me kёto argumente tё ambasadorit amerikan Uokёr, unё do tё shtoja se nё administratёn e Trampit, ka nga ata, si kёshilltari i tij pёr siguri kombёtare, Xhon Bolton, qё, nё prag tё shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs, ёshtё shprehur hapur kundёr saj, duke i bёrё thirrjё Uashingtonit qё tё mos e njohё shtetin e ri, veҁ tё tjerash, edhe pёr tё mos i prishur marrёdhёniet me Moskёn.
Profesori amerikan i universitetit Hopkins, gjithashtu nje ekspert me emёr i Ballkanit, dhe kritik i rreptё i idesё sё shkёmbimit tё territoreve, shprehet se mesazhet e Uashingotnit nuk vlejnё asgjё, kufiri i Kosovёs dihet botёrisht dhe ai duhet tё respektohet.
Midis qёndrimeve tё Presidentit Tramp dhe kёshilltarit tё tij pёr siguri kombёtare, Xhon Bolton dhe atyre tё profesorit Server, ambasadorit Uokёr dhe kongresmenit Engel, lidhur me Kosovёn, jam i bindur se duhen mbёshtetur ato tё miqve tanё tё sprovuar.
Amerika nuk ka nevojё pёr servilё e lajkatarё. Asaj i nevojiten miq dhe aleatё tё sinqertё. Tё tillё janё udhёheqёsit qё pёrfaqёsojnё me guxim popullin e vet dhe po me guxim mbrojnё tё drejtat e tij para cilitdo. Por guximi dhe dinjiteti kanё nё themel lirinё. Duket sё Thaҁi nuk ёshtё mё i lirё, por i kapur. Dikush ia ka zёnё (shkelur) bishtin gjarprit dhe ai tani nuk e ka hallin e bishtit por tё kokёs. Bashkё me bishtin ai ёshtё i gatshёm tё braktisё edhe Kosovёn.
Klasa jonё politike duhet tё ҁlirohet nga mentaliteti skllav, se “e dinё tё mёdhenjtё, “nuk mund tё jemi aktorё nё marrёdhёniet ndёrkombёtare”, “tё ruhet dashuria e pakushtёzuar ndaj aleatit strategjik”, “ x problem ёshtё totalisht nё dorё tё x presidenti”, etj.
Ёshtё e vёrtetё qё shumё gjёra dinё tё mёdhejtё, por punёt tona i dimё ne mё mirё se ata. Ne mund tё mos jemi aktorё nё shumё ҁёshtje ndёrkombёtare, por nё mbrojtjen e kufijve tanё duhet tё jemi patjetёr aktorё dhe shumё aktivё. Marrёdhёniet ndёrkombёtare nuk janё marrёdhёnie dashurie, por interesi. Dashuri tё pakufizuar mund te ketё prindi ndaj fёmijёs, por kurrё njё shtet ndaj njё tjetri. Secili President, nё radhё tё parё, mbron interesat e vendit tё tij. Parulla e Trampit ёshtё “America first”, jo “Kosovo first”. Kosova, e para, Kosova mbi gjithҁka duhet tё jetё parulla jonё, pёrndryshe nuk e meritojmё as lirinё as pavarёsinё qё gёzojmё sot.
Vendimi i qeverisё sё Kosovёs pёr taksimin 100% tё mallrave qё vijnё nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovia ёshtё shprehje e vetёdijёsimit qё, mё sё fundi, Kosova po kthehet nga vetvetja dhe po sillet si shtet, jo si kopje-shtet. Mbetet tё shihet, nёse kjo masё ishte njё hap taktik, populistm i Ramush Haradinajt pёr kapital politik, apo ёshtё pjesё e kauzёs sё tij pёr ta vёnё Kosovёn mbi gjithҁka, edhe mbi Presidentin amerikan, Donald Trump dhe administratёn e tij qё po bёn presion pёr heqjen ose pezullimin e kёsaj takse. Sigurisht qё, pёr mbrojtjen dhe konsolidimin e lirisё dhe pavarёsisё sonё, na duhet ndihma e miqve, nё radhё tё parё e SHBA-sё, por atё duhet kёrkuar, jo tek Presidenti aktual Donald Tramp, i dyshuar pёr lidhje tё nёndheshme me Kremlinin dhe shfrytёzimin e Kosovёs e Ballkanit si kusuritje nё allishverishet e tij me Putinin, por te Kongresi amerikan dhe forca tё tjera tё atij vendi, qё e konsiderojnё Kosovёn interes tё vёrtetё tё SHBA-sё, jo instrumental dhe qё kundёrshtojnё politikat dhe strategjitё neoperandorake tё Rusisё. Nё Europё aleatё tё tillё janё Gjermania dhe Britania e Madhe, qё janё shprehur zyrtarisht kundёr ndryshimit tё kufijve midis Kosovёs dhe Serbisё dhe qё kundёrshtojnё me vendosmёri politikёn ballkanike putiniste.