Sa herë na kanë këshilluar gjyshet të hamë shumë fruta dhe perime në rast infeksioni viral? Këto janë ushqime të lehta, të pasura me ujë dhe vitamina, para së gjithash C, e cila mund të ndihmojnë për t’iu përgjigjur më mirë virusit të gripit dhe simptomave të para të tij.
Për ata që mendojnë se efekti pozitiv i frutave dhe perimeve lidhet vetëm me praninë e vitaminave është e gabuar. Në fakt, sot shkenca konfirmon se një dietë e pasur me fibra, që përmban shumë fruta dhe lloje të ndryshme perimesh, mund të luajë një rol në mbrojtjen kundër viruseve.
Thuhet se ekziston një revistë veçanërisht e rëndësishme në frontin shkencor, Immunity, që ka botuar një studim nga Universiteti Monash. Sipas hulumtimit në sajë të fibrave ushqimore do të krijohet një modifikim i veçantë i mikrobiomës së zorrëve që mund të rrisë prodhimin e acideve të veçanta yndyrore. Veprimi i këtyre komponimeve në praktikë favorizon veprimin e limfociteve T, “ushtarët” të cilët në mënyrë natyrale i kundërvihen viruseve në rast infeksioni.
Tani për tani ky efekt është parë vetëm tek kafshët laboratorike, por në të ardhmen ndoshta mund të zbulohet edhe tek njerëzit. Gjithashtu konfirmohet që gjyshet tona, edhe pse nuk e kanë ditur, ishin “shkencëtare” të vërteta!
Burimi / http://semplicementesalute.federchimica.it