Sa kohë iu duhet ushqimeve që hamë për t’u tretur?

Ndikimi i tretjes në humbjen e peshës është shumë domethënës. Siç kemi thënë shumë herë, ne jemi ajo që hamë!Natyrisht, koha e saktë e tretjes varet nga shëndeti fizik i një individi, metabolizmi, mosha dhe madje gjinia, por, në përgjithësi, disa ushqime do të kalojnë nëpër sistemin tuaj tretës shumë shpejt, ndërsa të tjera do të enden atje për një farë kohe.

Ky artikull do t’ju ndihmojë të qëndroni në një dietë të ekuilibruar.

Nëse e thjeshtësojmë termin, koha e tretjes është një procedurë kur ushqimi që hani ndahet në grimca të vogla që kalojnë përmes sistemit tuaj të zorrëve për në qarkullimin e gjakut. Është e rëndësishme të kuptoni kohën e tretjes për të humbur peshë ose për të ruajtur atë që keni arritur tashmë.

Ushqime që treten shpejt:

Nëse konsumoni ushqime që treten shpejt, ju mund të keni vënë re se po hani më shumë se sa duhet, sepse shumë shpejt pasi ta hani, ikën tretet dhe ju ndiheni përsëri të uritur.Ky lloj ushqimi ju jep një nxitje të shpejtë të energjisë, me fjalë të tjera, një ngritje të menjëhershme në nivelin e glukozës. Ndërsa një nxitje e tillë e energjisë duket e mirë, nëse trupi juaj është i mbushur me glukozë dhe nuk po e përdor atë, pjesa tjetër do të kthehet në yndyrë.

Ushqime që treten ngadalë:

Ushqimet që treten ngadalë ngrenë nivelin e sheqerit në gjak shumë më ngadalë, duke i dhënë më shumë energji të qëndrueshme dhe të ekuilibruar, por nëse hani vetëm ushqime që treten ngadalë, ju e sforconi sistemin tuaj të tretjes në maksimum gjatë gjithë kohës dhe mund të jetë shumë e vështirë për trupin tuaj.Specialistët sugjerojnë që të mos i përzieni ushqimet që treten shpejt dhe ato që treten ngadalë në një vakt dhe të shmangni ngrënien e ushqimit të shpejtë shumë shpejt pas ngadalësimit, pasi tretja ende nuk ka mbaruar dhe kështu ju nuk e mbingarkoni stomakun tuaj.Koha më e mirë për përpunimin e ushqimit që ka komponente me kohë të ndryshme të tretjes është në drekë kur sistemi juaj i tretjes është më aktiv.Ushqimi për mëngjes dhe darkë duhet të jetë më i thjeshtë dhe preferohet me produkte që treten shpejt, kështu që ju të merrni një shtytje të energjisë shpejt pas mëngjesit dhe ta lini stomakun tuaj të pushojë gjatë natës.

  1. Uji, hyn nëpër zorrë menjëherë

2. Lëng frutash ose perimesh, 15-20 minuta

3. Perime të papërpunuara, 30-40 minuta

4. Perimet e gatuara, 40 minuta

5. Peshku, 45-60 minuta

6. Sallatë me vaj, 1 orë

7. Perimet me përmbajtje niseshteje, 1.5-2 orë


8. Drithërat, 2 orë

9. Bulmeti, 2 orë

10. Frutat e thata, 3 orë

11. Mishi i pulës, 1.5-2 orë

12. Mishi i viçit, 3 orë

13. Mishi i qengjit, 4 orë

14. Mishi i derrit, 5 orë