Poezi e shkruar nga Redon Elshani
E dashur motër.
Më fal,
Më fal që nuk e kam një grusht të fortë,
si Migjeni.
E t’i bije ne mes ta shkallmoj këtë mentalitet te dreqit,
Ta thyej këtë rrote fati qe nuk thyhet dot.
Qe n ‘mëngjeset e ftohta të dimrit,
Zgjohesh duke jetuar,
Kur në fakt nuk je.
Kur distanca më e largët qe ke udhëtuar në jetën tënde ka qenë 100 kilometra,
Më fal.
Që ti ke lindur femër,
E unë,
Unë kam privilegje më shumë se ti,
Ne këtë botë burrash.
Ku virgjëria jote,
Duhet patjetër të të shënjoj me vulën e moralitetit tënd.
Më fal,
Që nena ime të quan të brishte,
Te paafte për të jetuar vetëm,
Te mbush trurin me gjera qe nuk janë tuat.
Kur ti je një shkëmb,
Shumë më e forte se aq, se unë, e se tjerët.
Më fal.
Më fal që kam bole.
E mu deshën kaq shumë vite të kuptoj qe kam jetuar në gënjeshtër,
Që për të shkuar deri në dyqan,
Duhet të të përcjell unë,
Që sytë e egër të shitësit mos të të lenë te zhveshur.
Te pambrojtur, e më pak të ndershme në sy të botës.
Më fal.
Qe ne venat tona na rrjedh gjaku i njëjtë,
Por jemi kaq te ndryshëm,
Qe nuk u rritem njësoj,
Qe ty tu mohua e drejta e fjalës më shumë se mua,
Qe ty s’të deshën kurrë siç ishe.
Qe kurrë nuk jetove e lirë.
E fjala liri për ty,
tash mbet veç një abstrakt i paprekur.
Me fal.
Qe përqafimet e mia janë kaq te ftohta,
E ti mban fotografinë time në ekranin e telefonit tënd,
kur unë nuk e meritoj.
Se ne orët e para të mbrëmjes,
Ti duhej te ishe ne shtëpi.
E unë jo.
Më fal.
Qe për ty isha ai vellau i ndjeshëm,
Qe s’kam aq shume force,
Sa te gozhdoj fjale neper mure.
Fjale te mira qe te lënë shenjë terë jetën,
Të të rrëfej se sa shumë të dua,
se sa shumë të adhuroj
e se sa shume të kam motër.
Më fal,
Njëmijë herë më fal,
se fustanet e shkurta në vendin tonë ta ndalin rriten,
E ku fjalët e fisit te lenë mëkatare.
Mëkatare qe ti fal dashuri.
Me fal,
Qe ti edhe pse u linde para meje,
Detyre e imja mu be të të mbroja ty,
Të të këshilloja ty,
E ti,
Ti të më dëgjoje mua.
Më fal,
qe na rriti botë e ngushtë e mëhallës,
Qe nuk u zhvilluam kurrë bashkë.
Kur ne klase te trete me pyeten te them fjali qe tregon prone,
Dhe thash që “Unë kam një motër”,
askush nuk më tha gjë.
Se ma morën për te saktë.
Se ti ishe pronë,
Prone e imja, e babait tim, e burrit tënd.
Më fal,
Më fal për të fundit herë,
që sot Unë nuk të fal dot.
Që as ti nuk e kishe një grusht të fortë,
E t’më bije midis fytyre,
Te më theje turinjtë sa herë flisja,
Sa herë bërtisja,
Dhe po o motër po,
Të më theje turinjtë njëherë e mirë,
sa herë që unë mëkatoja.
(Titulli është redaksional)