Përbërësit:
1 kokë brokoli
1/2 lakër të bardhë
2 karrota
100 ml pana ose dhe qumësht i paskremuar
2-3 luge djathë i tipit gorgonzola (ai që në brendësi, ka pjesë jeshile)
erëza të ndryshme të grira
2 lugë vaj
1 kub vegeta
Përgatitja:
Pasi lajmë e copëtojmë zarzavatet, i vëmë te kauardisen disi me vajin në zjarr të ëmbël.
U shtojmë ujë dhe vegetën ( kubin që përdoret për supë) dhe i lëmë te ziejnë. Kur te jenë gati zarzavatet, shtojmë panën ose qumështin dhe gorgonzolën dhe e përziejmë derisa të shkrihet plotësisht djathi.
I bëjmë te gjitha krem me mikser dhe i servirim me erëzat e grira. Mund t’i shtoni edhe copëza buke të kauardisura në tigan me një majë luge gjalp.
Shërbehet e ngrohtë.