Udhëtimi i shpeshtë me raste mund të na shkaktojë probleme, kjo për faktin se duhet të përzgjedhim rrobat e preferuara që assesi nuk mund t’i fusim në vetëm një valixhe.
Por, më poshtë ju sjellim një valixhe që secili ëndërron ta ketë, dhe që me një fjalë zëvendëson dollapët gjigant që kanë kapacitete të mbajnë shumë rroba, transmeton Telegrafi.
Valixhja e quajtur “Barte me vete dollapin” është krijuar nga kompania me seli në New York, Solgaard Design, kurse kur kjo valixhe të hapet shndërrohet në “dollap”.
“Dollapët” janë të madhësive të ndryshme dhe brenda tyre mund të vendosën gjësende të ndryshme. Valixhja është e përshtatshme për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh, dhe kanë dëshirë që me vete t’i marrin rrobat e tyre të preferuara. /Telegrafi/