Ballina ED/OP Aferim President Ilir Meta, për dekonspirimin e djallëzisë dhe babëzisë së Edi...

Aferim President Ilir Meta, për dekonspirimin e djallëzisë dhe babëzisë së Edi Ramës!

1. Racionaliteti, po edhe atdhetarizmi i Presidentit Ilir Meta, me mosdekretimin e Gent Cakajt, për minister të jashtëm të Shqipërisës, bëri që t’i ndalet përkohësisht turravrapi e happy end-i iracional i Edi Rames!
2. Edi Rama, në kalkulimet e tija si gjithnjë djallëzore, u mundua që emërimin, e këtij djaloshit “tē pathinjur”, publikut të gjerë gjithshqiptar t’ia shes, hiq më pak si akt patriotik (kosovari, hej resursin më domethënës në planimetrinë rajonale)!
3. Ndërkaq, përmes të po këtij “të pathinjurit”, planifikonte heshtazi dhe padiktueshëm, në planin diplomatik Serbisë t’i krijoj favore e lehtësira… nga më të ndryshme! Sepse, i njejti edhe publikisht ishte deklaruar pro “korigjimit” (copëtimit). Në ndërkohë, Rama mendonte, këtë emrim ta përdorëte edhe si një vegël të frikëshme, e mjet presioni ndaj qeverisë Haradinaj, në kontekstin e avokimit dhe sqarimit të idesë së Trojkes Thaçi&Vuçiq&Rama.
Prof.dr.Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina