PULËBARDHA E ËNDRRAVE TË MIJA!- Nga Mhill Marku

Nga Mhill Marku

Mbrëmë herët fjeta gjumë
Me ëndrra shetita anë e mbanë
Befas një pulëbardhë erdhi te unë
Me krahhapur çukiti në xham.

Vinte nga larg, pertej oqeanit
Pa dal ylli drites,pa aguar dita
Më erdhi si dikur sirena alarmit
Me krah hapur dhe unë e prita.

Sa mirë pulëbardhë që më zgjove
Kemi kohë boll për të fjet gjumë
Me ardhjen tënde më lumturove
Shokë të vjeter jemi ti dhe unë.

Dhe bashkë e nisem lundrimin
Në oqeanin e mëndjes det më det
Unë në timon në urë të komandimit
Ju me flamurin bashkë në dyrek.

Në detet e ëndrrave lundrimi vazhdoi
Kalëruar mbi dallgët trok si dikuri
Mbaj mënd vetem kur ajo më zgjoj
Po s’mbaj mënd kur gjumi më zuri.

Kënges marinarit ajo ja mori
Me atë zë të bukur që ka veç ajo
Më mirë se gjumi lodhjen ma nxori
Unë mbaja ison e ajo këndo, këndo.

Të falëm pulëbardhë që sonte erdhe
Mbi krah mbaje akull e dëborë
Nxehtësinë e diellit mbi mua derdhe
Erdhe të ngrohesh në detin arbërorë.

Në agim pa zbardhur mirë drita
Shko pulëbardhë, ik, ik fluturim
Atje po vjen nata e këtu po vjen dita
Eja prap të gjesh zjarrin e shpirtit tim!

-SHËNGJIN : O8.01.2019-
==================================