Rritet alarmi nga ora në orë për orteqe të mundshme në Austri dhe Gjermani për shkak të moti i keq, që nuk po tregon as shenja përmirësimi.
Në orët e pasdites së djeshme, pistat austriake të skive në Hochkar u evakuan pas alarmit të dhënë për orteqe të mundshme.
“Një gjë e tillë kurrë nuk ka ndodhur në historinë e Hochkarit”, tha kryebashkiaku i lokalitetit për gazetën austriake ”Noen”.
“Problem nuk është lartësia e dëborës, por koha e shkurtër në të cilën ka arritur lartësinë në një metër”, tha një zyrtar i së njëjtës komunë.
Problemet me qarkullimin e trenave vazhdojnë ende në Bavari.
Provinca e Miesbachut ka shpallur gjendjen e emergjencës.
“Vigjilenca ndaj motit të keq në zonën e Alpeve është e lartë, situata e dëborës në Alpe do të bëhet edhe më dramatike në ditët në vijim, ku pritet të shtohet edhe një metër tjetër’’, theksoi zëdhënësi i shërbimit meteorologjik gjerman.
Nga të dyja shtetet njoftohet edhe për rrugë të shumta të bllokuara nga dëbora e kthyer në akull.