Cilat janë veshjet që duhet t’i blejmë një masë më të madhe dhe ato që duhen më të vogla?

Veshjet që duhet t’i marrim gjysmë mase më të mëdha:

1.Veshjet e pambuku

Pambuku gjatë procesit të tharjes me makineri mund të tkurret deri në 20%. Por nëse bluzat e pambukta nuk i thani me makineritë e posaçme, bëni mirë t’i merrni fiks, sepse në të kundërt do t’ju hapen.

2.Këmisha

Nëse këmisha do t’ju rrijë e vogël e sigurt, që rrudhat do të jenë të pashmangshme në pjesën e krahëve, supeve dhe jakës. Këmishat duhet t’i merrni gjysmë mase më të mëdha.

3.Veshjet e leshit

Fibrat e leshit do të tkurren larje pas larje ndaj duhet të siguroheni t’i zgjidhni një masë më të madhe.

4.Çorapet

Nuk duhet t’ju shtrëngojnë pasi ndikojnë në qarkullimin e gjakut

Veshjet që duhet t’i blini pak më të vogla:

1.Xhinset

Materiali i xhinsit ka vetinë të hapet, ndaj nëse doni që xhinset t’ju rrinë pas trupit duhet t’i blini që në fillim gjysmë numri më të vogël.

2.Streçet

Ndonëse kjo veshje është elastike, pas disa larjeve ndodh që fibrat ta humbasin elasticitetin. Më mirë që streçet t’ju shtrëngojnë pak javën e parë sesa t’ju rrinë të gjera.

3.Veshjet me material poliestër duhen blerë gjithashtu pas më të vogla.

4.Getat

Pas një ose dy larjesh najloni do të zgjerohet në pjesën e gjunjve dhe askush nuk do e dëshironte një gjë të tillë.

Burimi: PureWOW