Kryeministrja britanike Theresa May tha sot se do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar “premtime të tjera nga Bashkimi Europian” për të trajtuar shqetësimin e anëtarëve të Parlamentit britanik lidhur me marrëveshjen për BREXIT-in.
Zonja May i bëri këto komente në një fjalim që mbajti për të ardhmen e shërbimit kombëtar të shëndetësisë të Britanisë, NHS, duke theksuar sky shërbim mund të përfitojë nga BREXIT-i, ngaqë paratë që i çohen BE-së do të kanalizohen tek shërbimi shëndetësor.
“Në ditët e ardhshme ne do të fillojmë të përqëndrohem jo vetëm tek BE-ja, por edhe tek masat që duhen marrë brenda vendit.”, tha zonja May, duke shtuar se qeveria e saj do të fillonte masa specifike për Irlandën e Veriut. “Do të propozojmë një rol më të madh të Parlamentit, ndërsa hyjmë në fazën tjetër të negociatave” – u tha ajo gazetarëve.