Ballina Bota SHBA, ende jo një afat kohor për tërheqjen nga Siria

SHBA, ende jo një afat kohor për tërheqjen nga Siria

Shtetet e Bashkuara nuk kanë caktuar ende një afat kohor për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, por nuk planifikojnë të qëndrojnë atje për një kohë të pakufizuar, tha të premten një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

“Nuk kemi përcaktuar një afat për tërheqjen e forcave tona ushtarake nga Siria”, tha zyrtari para një vizite në Lindjen e Mesme javën që vjen të sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

“Dua të sqaroj se nuk kemi ndërmend të kemi një prani për një afat të pacaktuar ushtarake në Siri. Presidenti ka marrë vendimin për tërheqje dhe ne po formulojmë planin për ta bërë këtë” – tha zyrtari, i cili informoi gazetarët lidhur me udhëtimin e zotit Pompeo.