Të nderuar familjarë dhe bashkëluftëtarë të kolonel Tahir Zemaj.
Kam nderin t’ ju përshëndes të gjithë ju që sot po merrni pjesë në organizimin e homazheve përkujtimore, me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së komandant, kolenel Tahir Zemajt, nipit të tij Hasan zemaj dhe djalit Enis Zemaj.
Më lejoni që në këtë ditë të përkujtoj kolonel Tahir Zemaj si strateg ushtarak, i njohur për organizimin e Betejes së Loxhës dhe betejave të tjera në Dukagjin kundër forcave ushtarake e policore serbe. Ai dha një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të clën e gëzojmë sot.
Ai e priti lirinë por, për fat të zi, nga një dorë tejet mizore u vra bashkë me djalin dhe nipin e tij. Kolonel Tahir Zemaj ishte luftëtar me përvojë dhe akademi ushtarake, i emëruar komandant i Brigadave në Dukagjin nga Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i cli u vra gjithashtu nga një dorë e lig.
Kanë kaluar 16 vjet dhe asgjë nuk është zbarudhur për rastin Zemaj.
Të gjitha qeveritë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia, për kaq kohë, u treguan indiferente dhe të heshtura ndaj këtij rasti tragjik e të pa zbuluar, duke mos kapur akterët e këtij krimi makabër për t’ i sjellë para drejtësisë. Është e pakuptueshme, që nga këto organe, të mos ketë pasur një këmbëngulje për zbardhjen e këtij rasti kaq të rëndë, që drejtësinë e shtetit tonë e qesin në sprovë.
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj ceremonie përkujtimore,
sot në këtë përvjetor të vrasjes së kolenel Tahir Zamajt, organet kompetente, qeveria e Kosovës dhe drejtësia duhet të bëjnë çdo gjë të mundshme për ta ndriçuar këtë vrasje dhe të gjitha vrasjet që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës, të cilat kanë mbetur engmë për familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës. Në të kundërtën do t’i mbetet njollë e zezë Kosovës dhe demokracisë së saj.
Kontributi i kolonel Zemajt është vlerësuar lartë për veprën heroike që bëri si udhëheqës i Brigadave të Republikës së Kosovës, në një kohë të vështirë, duke iu kundërvënë forcave të motorizuara të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Me strategjinë dhe vullnetin e tij, ai tregoi se betejat mund të fitohen edhe kundër ushtrive shumë më të armatusura, siç ishte ajo serbe.
Kolonel Zemaj është i njohur sidomos për udhëheqjen dhe strategjinë e betejës në Loxhë të Pejës, kundër masakrave serbe në vitin 1998, ku demonstroi një vijë të fortë luftarake.
Tahir Zemaj, do të kujtohet si një udhëheqës, luftëtar, strateg dhe një njeri që iu përkushtua me gjithë vullnetin dhe forcën e tij lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Për veprën e tij, Tahir Zemaj u shpall hero i Kosovës,
dhe u dekorua edhe nga Presidenti i Shqipërisë me mirënjohjen “Nderi i Kombit”.
Kosova pa zbardhjen e këtyre rasteve do të jetë peng e zhvillimit të demokracisë.
Me respekte,
Harry Bajraktari