Abuzimi me ushqyerjen në fundvit, Organizata Botërore e Shëndetit jep 5 këshilla

Historikisht njerëzit e ekzagjerojnë me ushqimet dhe pijet në festat e fundvitit, me këtë rast Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë 5 këshilla për përmirësimin e ushqyerjes pas festave.

Pikë së pari të ndryshohet ushqimi herë pas here, të reduktohet sasia e konsumit të kripës, të yndyrnave, sheqerit dhe të alkoolit.

Këto këshilla vlejnë për ta përballuar Vitin e Ri me një dietë të shëndetshme, që të na ndihmojë të luftojmë infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës etj.

Për të patur një dietë të balancuar është e rëndësishme të konsumohet një miks ushqimesh bazë, si: gruri, orizi, patatet, misri, fasulet, frutat, perimet e freskëta dhe ushqimi me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

Për të zvogëluar konsumin e yndyrnave, mbi të gjitha ato mikse, sugjerohet që të zëvendësohet gjalpi me vajin e sojës, të misrit dhe të lulediellit. Të konsumohet mishi i bardhë dhe peshku, dhe të përdoret gatimi me avull në vend të skuqjeve.

Ndërsa për të reduktuar sheqernat, shpesh të fshehur në ushqimet dhe pijet e konservuara, duhet kufizuar konsumi i pijeve me gaz dhe të sheqerosura, sidomos te fëmijët.