Ballina Bota Keqësimi i motit në botë dhe parashikimet për vitin 2019

Keqësimi i motit në botë dhe parashikimet për vitin 2019

Kohët e fundit janë shtuar episodet e motit të keq dhe ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol si në intensitetin, edhe në rastet e shtuara të motit të keq që po përjeton bota.

Moti i keq përfshiu shumë pjesë të botës gjatë vitit që lamë pas. Pas Krishtlindjes pati stuhi bore në shtetet qendrore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar mbylljen e rrugëve pasi në disa vende ra 30 centimetra borë.

“Shtëpia jonë ndodhet mesin e disa shtëpive në fund të kodrës dhe ajte grumbullohet uji, që na na përmbyti garazhin,”- thotë një banor.

Kashmiri indian, është i njohur për dimrin e ashpër; temperaturat minus 17 gradë Celsius përbëjnë rrezik edhe për njerëzit më të guximshëm.

“Kam dëgjuar që temperaturat rreth minus 17 gradë Celsius la patur vetëm 28 vjet më parë. Përsa kohë që unë mbaj mend, nuk ka patur kurrë temperatura kaq të ftohta në dhjetor,” thotë Muhammad Yakub.

Ndërkohë, Australia është përfshirë nga një valë e pazakontë dhe e gjatë nxehtësie, duke i detyruar disa banorë lokalë t’i japin ujë kujtdo që ka nevojë, madje edhe koalave të etura.

Në disa pjesë të vendit, temperaturat kanë arritur deri në mbi 40 gradë Celsius.

Edhe në plazhin e famshëm Bondi, temperaturat janë tepër të larta.

“Sapo mbërrita në Sidni nga Melburni. Këtu është shumë më nxehtë, natyrisht, por krahasuar me verën e kaluar, bën shumë nxehtë; unë kam lëkurë të ndjeshme, prandaj duhet të kujdesem për veten më shumë se të tjerët,” thotë një turist gjerman.

Metereologët parashikojnë që këtë vit të ketë më shumë raste të motit ekstrem, si dhe temperatura mbi mesataren, ndërsa klima vazhdon të ndryshojë.