Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues (x)
Të nderuar e të dashur: familjarë e të afërm, kolegë, miq, dshamirë e bashkatdhetarë, kudo që ndodheni, në Shqipëri e trojet amtare të Ballkanit, në disaporën shqiptare të shteteve të ndryshme të Europës, në Amerikë, Kanada e më gjerë!
Sot, në prangun e ndërrimit të viteve, pra kur presim të festojmë me gëzim Vitin e Ri 2019, ju uroj nga zemra:
-Shëndet të plotë e begati, mbarësi e krijimtari të frytshme, arritje sa më të mira, në punë e studime dhe në çdo veprimtari tjetër jetësore!
Dëshira e qëllimi ynë i përbashkët është që, me tëra energjitë mendore e fizike, të punojmë dhe veprojmë pa u lodhur, me frymë të lartë atdhedashurie e mieëkuptimi vëllazëror, që Shqipëria jonë dhe mbarë Kombi Shqiptar, të ecin gjithnjë përpara, në udhën e lirisë e demokracisë, mirëqenies dhe paqes së vërtetë.
Duke mos harruar të kaluarën tonë të lavdishme, luftarake e paqedashëse, liridashëse, arsimdashëse etj., le të mendojmë e të punojmë, çdo ditë e më mirë, të gjithë të bashkuar e me një qëllim, që ta gëzojmë jetën tonë e ta bëjmë përherë e më të bukur. Kështu, do t’u sigurojmë brezave pasardhës, një jetë sa më të lumtur në trojet e të parëve tanë, pa patur nevojë të marrin udhët e botës, siç ka ndodhur në vitet e fundit, për fat të keq?! Sepse, Atdheu ynë është ndër më të bukurit e më të pasurit në botë, me njerëz të aftë e të ditur dhe që nuk i mungon asgjë, nga mbitoka as nëntoka, për të jetuar këtu në begati të plotë dhe ku secili ta gjejë vetëveten e t’i shfaqë tëra aftësitë e tij, mendore e fizike.
Me nderime e respekte të veçanta, përsëri ju uroj nga zemra:
-Ardhtë i bardhë e plot mirësi e begati, për të gjithë shqiptarët, Viti I Ri 2019!
-Gëzuar, për secilin nga ju dhe për për çdo pjesëtar të vatrave tuaja familjare!
Tiranë, 31 dhjetor 2018
……………………………….
x) -Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë;
-Përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare.