“ARKEN E SHËNJTIT”*- TA NXJERRIM ÇDO DITË

 Nga Mhill Marku, Lezhë

Rezultate imazhesh për Mhill Marku

Që i vogel e gjer këto ditë
Tek rrija e njërzit dëgjoja
Një fjalë në mendje mu ngulit
Fjala “Arka e Shënjtit”që s’e kuptoja.Ditë për ditë shpesh e mendoja
Kur njërzit njëri tjetrit i bënin be
Sa herë desha kuptimin ta mësoja
Çfarë është kjo “Arkë e Shënjtit”për ne!?

Në Oroshin tim , oxhaku i Mirëdites
Shkelqen mbi të tjeret :”Mali i Shënjtë”
Mëndjen e vrisja gjatë gjithë dites
Se gjithë malet më dukeshin të njëjtë.

Në Orosh ngado që të kalosh
Ka toponime me fjalen: “i,e shënjtë”
Pse Vatikani s’e ka qendren në Orosh
Më dukej se fshatit ishte ba e padrejtë.

Por mendja më shkonte veç te arka
Çfarë simbolizon desha me e ditë
Pa atë fjalë s’kalonte dita as darka
Si në Orosh e në gjithë Mirëditë.

E dëgjoja diten,naten dilte ënderr
E krahasoja me arken e nënës time
Kur mora vesh çfarë mbante mbrenda
Arka e vogel Shënjtin mbrenda ndrynte.

Në Abacinë e Oroshit ishte traditë
Që populli Atë mund ta shikonte
Mes njerzve e shetisnin tre herë në vit
Me kryq e lutje populli e shoqëronte.

Por ajo që mua në mend më erdhi
Dhe me të gjithë desha me e ndarë
Këto tre ditë ulej pushka e vreri
Gjakun te hasmi s’mundesh me e marrë.!

Tek shoh shpesh nepër malësi
Dhe fëmijet nga shtëpia s’dalin kurr
Në ëndrra e shohin hasmin e zi
” Kam frikë se më vret ai burrë”.!

Dhe zakoni i maleve ka zbrit
Deri në parlamentin e vendit tim
Sharje,urrejtje,vrasje dëgjojmë përditë
Deri te shashkat me zjarr e tym!

Dhe prap “Arka…” më erdhi në mend
Nëse veç tre ditë në vit del si traditë
Që të qetsohet ky popull e ky vend
“Arken e Shënjtit” ta nxjerrim çdo ditë!?
——————————————————————-

*–“Arka e Shënjtit” ka ekzistuar në Abacinë e Oroshit ku thuhet se janë pjesë të skeletit të Shënjtit Aleksander ( në Orosh  e Mirditë thirret SHLLEDER, ) e është Shënjti i Oroshit e Mirëdites.  Kjo Arkë dilte në popull tre herë në vit: për Krishtlindje, të hanën e Pashkëve dhe diten e festes  me emrin e tij, pra vetem tre ditë në vit.
Dalja e “Arkes Shënjtë” ishte ceremoni fetare shumë e madhe e solemne . “Arkes Shënjtit” i printe me kryq në dorë një djalë i shtëpis Kapidanit dhe besimtaret bënin kryq e luteshin.
Në këto tre ditë ishte e ndaluar të merrje gjak, edhe në qoftë se të dilte hasmi përpara nuk mund ta vrisje.

         -Per Limit.al nga Shengjini, fund-dhjetori 2018-