Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkuan nga Rusia të lirojë marinarët ukrainas që ishin rrëmbyer së bashku me anijet e tyre muajin e kaluar në ngushticën Kërç, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov, raporton Reuters.
Mosa ka akuzuar 24 marinarë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit rus.
Ukraina tha se Rusia kapi tre nga anijet e tyre dhe akuzoi Moskën për agresion ushtarak.
“”Ne kërkojmë një transit të sigurt, të lirë dhe të papenguar për të gjitha anijet përmes ngushticës Kërç dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë detarëve ukrainas të ndaluar ilegalisht”, tha Merkel dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.
Pas kapjes së detarëve dhe anijeve të tyre, Kievi i ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë të marrin në konsideratë sanksione të tjera kundër Moskës. Rusia ka akuzuar Ukrainën për komplotimin me Perëndimin për të provokuar një krizë.