Kënga “Mall” e Eugent Bushpepës dhe performimi i saj në skenën e Eurovizionit në maj të këtij viti, është një prej 50 videove më të klikuara në Youtube – në faqen zyrtare të Eurovizionit në këtë rrjet.
Ky mbetet sukses i madh duke marrë parasysh se në këtë kanal janë të gjitha videot e të gjitha këngëve që janë kënduar në Eurovizion ndër vite, e që janë mbi 2 mijë të tilla.
Sot, në një video të publikuar nga Eurovizioni, “Mall” e Eugentit figuron në pozitën e 42-të, derisa pritet të zbulohen edhe këngët tjera më të klikuar.
“Mall” e Eugent Bushpepës këtë vit u radhit në vendin e 11-të në Eurovizion, në finalen që u mbajt në muajin maj. Dy këngët tjera më të suksesshme shqiptare në Eurovizion janë “Suus” e Rona Nishliut dhe “The Image of You” e Anjeza Shahinit.
Presim të shohim nëse në 40 këngët më të klikuara të Eurovizionit këtë vit është edhe ndonjë tjetër paraqitje shqiptare.