Spinaqi i pagatuar është më i shëndetshëm

Prerja e spinaqit dhe vendosja e tij në një smoothie është mënyra më e shëndetshme e konsumimit të tij, tregojnë studimet e reja.

Gatimi i spinaqit shpërbën antioksidantët e tij, përderisa përzierja e spinaqit pa e gatuar me jogurt apo qumësht ndihmon lirimin e përbërësve të ushqyeshëm, në veçanti të lutein-ës.

Zierja apo pjekja e spinaqit shkatërron lutein-ën, ka treguar studimi.

Ky përbërës ndihmon në uljen e gjasave për sulm në zemër si dhe parandalon dëmtimin e syve.