Këto janë sëmundjet më të kërkuara në “Google” për vitin 2018

Të gjithë frikësohen, sapo në trupin e tyre ndjejnë dhimbje dhe gjëja e parë që bëjnë është pikërisht të kërkojnë shpjegimin e këtyre dhimbjeve në ‘Google’. Por kush janë sëmundjet që janë kërkuar më shumë në të, këtë vit?Le t’i shohim:

  1. Sëmundja e kancerit

Në Indi, një nga fjalët kyçe të kërkimit të këtij viti ishte kanceri. Kjo mund të ndodhë sepse shumë të famshëm indianë u diagnostikuan me kancer.

  1. Presioni i gjakut

Një tjetër fjalë kyçe e kontrolluar në Indi është presioni i gjakut (BP). Me 1 në çdo 3 persona që vuajnë nga hipertensioni, është e kuptueshme pse është një nga fjalët më të kërkuara në ‘Google’.

  1. Diabeti

India është një nga vendet që ka më shumë individë që vuajnë nga diabeti, gjë që mund të jetë një arsye e madhe pse është një nga më të kërkuarat në vitin 2018. Më shumë se 50 milionë njerëz vuajnë nga diabeti i tipit 2 në Indi.

  1. Ethe tropikale

Gati 10.000 raste u diagnostikuan këtë vit në Indi me këtë sëmundje, ja pse kjo është një nga më të kërkuarat gjithashtu.

  1. Pagjumësia

Humbja e gjumit e quajtur edhe pagjumësia nuk është më e rrallë tani. Rreth 93% e popullsisë në Indi kanë probleme me gjumin. Kjo është një nga arsyet pse është kërkuar më së shumti duke u kthyer në një faktor shqetësues për shëndetin.