Indeksi i tregut të aksioneve ka shënuar rënie në Japoni, duke reflektuar kështu shqetësimet e tregtarëve pas rënieve të shënuara edhe në Wall Street në Shtetet e Bashkuara.
Nikkei në Japoni është përballur me rënie prej 5 për qind duke shënuar uljen më të rëndë nga prilli i vitit 2017.
Ulje në tregjet e aksioneve është vërejtur edhe në Shangai, Bangkok dhe Tajvan.
Investitorët kanë qenë së fundmi të shqetësuar pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump është duke shqyrtuar shkarkimin e Jerome Powell nga pozita e shefit të Bankës Qendrore në SHBA.
Sa i përket Ditës së Krishtlindjes, tregjet amerikane kanë shënuar uljen më të keqe në histori.
Në mesin e arsyeve për këtë gjendje janë përmendur edhe tensionet tregtare SHBA-Kinë si dhe mbyllja e Qeverisë amerikane, pasi Kongresi ka refuzuar të financojë planin e presidentit Trump për ndërtimin e murit që do të ndajë SHBA-në me Meksikën.