STUDENTËT DHE FERRA

Artan Fuga i këshilloi studentët protestues: po s’e kuptuat se e keqja është ligji për arsimin e lartë, nuk keni kuptuar asgjë dhe do të bëheni bashkëfajtorë.
Me fjalë të tjera:
Ligji në fuqi vlerësohet si ferrë në rrugën e zhvillimit të arsimit në Shqipëri.
Nëse rri vetëm te tetë kërkesat, i krasit disa degë.
Kur ia krasit degët, ferra vetëm merr fuqi, bëhet më e shëndetshme.
Për të mbjellë pemën e duhur në vend të saj, ferra s’duhet krasitur. Duhet shkulur me rrënjë.
Duhet rrëzuar ligji ekzistues i arsimit.
“Unë jam student”.

Mehmet ELEZI
22 dhjetor 2018