Disa nga arsyet shëndetësore se pse iu bien qerpikët

Të gjithë kanë dëshirë të kenë qerpikë të mirë, sidomos gjinia femërore.

Por, nëse ju ndodh shpesh të ju bien qerpikët, mund të keni një problem shëndetësorë apo dicka që nuk shkon me përditshmërin tuaj për kujdesin e bukurisë.

Ne do ju tregojmë disa nga arsyet se pse ju bien qërpikët.

Zanatet e këqija të bukurisë

Kur pastroni grimin nga sytë mos ushtroni forcë kur përdorni pambuqet (nëse i pastroni me ujë micelar) sepse kjo gjë dëmton rrënjët e qerpikëve duke nxitur rënien e tyre. E dimë që mund të habiteni, por asnjë produkt nuk do i pastrojë më mirë sytë nga makeup-i sesa uji me sapun.

Mund të mendoni se ky i fundit do të dëmtojë qerpikët, por ndodh e kundërta. Folikulat e qerpikëve pastrohen më mirë duke nxitur kështu rritjen e tyre.

Inflamacion i gjendrës së lotit

Bllokimi i gjendrave të lotit çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve , duke bërë që këto të fundit të bien. Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.

Alopecia

Rënia e qerpikëve mund të vijë nga alopecia ose një tjetër sëmundje autoimune. Kjo gjendje pengon rritjen e flokëve në trupin, kokën ose fytyrën tuaj. Mjekët besojnë se kjo sëmundje bën që trupi të sulmojë folikulat e qimeve !