Studentët me parti politike?

Nga Mehmet Elezi

Deri tashti nuk është shprehur ndonjë vullnet i studentëve me krijue parti politike. Të tjerë po rreken me ua shti në mend tërthorazi. U këshillohet një model “i bukur” populist: lëvizja Pesë Yjet në Itali!

Me gjasë janë qendra që kanë interes me zhvendosë vemendjen e studentëve protestues nga problemet që ngrenë. Me ua shfry energjitë te një organizim politik.

Partitë politike janë si foshnjat. Vijnë në jetë kur instinkti i tyre e ndien se është koha e duhur, dhe jo kur duan mamitë me interesa të errëta.
Kujdes nga mamitë që mendojnë me përfitue vetë.
“Unë jam student”!

Mehmet ELEZI
20 dhjetor 2018