Ballina Ravijëzime Brenda dyqanit më të vjetër të çokollatave në Paris (Foto)

Brenda dyqanit më të vjetër të çokollatave në Paris (Foto)

“À la Mère de Famille” është dyqani më i vjetër i çokollate në Paris.

Ky vend që ofron vetëm shije ekziston që nga viti 1761, atë kohë u hap nga shitësi Pierre-Jean Bernard.

Bernard krijoi parajsën e parë të ëmbël për parisienët. Produktet që u shitën kur u hapë dyqani janë shumë të ngjashme me ato që ende ekzistojnë në raftet e “À la Mère de Famille”.

Të gjithë ju që festat do t’i kaloni në Paris, mos harroni ta vizitoni këtë dyqan fantastik dhe të bëni ndonjë dhuratë të ëmbël për më të dashurit tuaj.