Përbërësit:
125gr salcë kosi
4 lugë gjelle vaj
4 lugë gjelle qumësht
1 vezë
250 gr miell
1 e bardhë veze
Për mbushjen:
100 gr sallam
100 gr djath i bardhë
10 kokrra ullinj
majdanoz
kripë, piper
3 kastraveca turshi
Përgatitja:
Përgatitni brumin me përbërësit e dhënë. Hapni brumin në petë të holla sa të priten 16 drejtkëndësha me përmasa 16X20cm. Këto copa lyejini me të bardhën e vezës. Grini hollë të gjithë përbërësit e dhënë për mbushjen dhe përzijini mirë. Hidhni mbushjen në çdo drejtkëndësh, mbështillini, lyejini me qumësht dhe piqini në furrë.