Sasia: Për dy persona
Vështirësia: Minimale
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Përbërësit:
20gr makarona integrale
një patëllxhan
një qepë
dy domate
një lugë vaj
200gr gjizë pa yndyrë
borzilok dhe piper
Përgatitja:
Skuqeni qepën e grirë me vaj. Shtojini patëllxhanin dhe domatet e prera në kubikë. Skuqini për rreth 15 minuta, pastaj përzieni gjizën me borzilokun dhe piperin.
Përdoreni kremin për t’i dhënë shije makaronave.
Kompletojeni vaktin me perime.