Nga Laura Konda – “Zëri i Amerikës”, Washington D.C.
Në ceremoni u nderuan dy organizata të diasporës, që punojnë për fuqizimin e rolit së gruas në shoqëri: Organizata e grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” dhe “Hope and peace” – “Shpresë dhe Paqe”; organizata Apen, për kontributin në përkrahjen e profesonistëve të rinj.
Misioni i Kosovës nderoi disa individë nga fusha e gazetarisë: Halil Mula, korrespondent i RTV21 të Kosovës, gazetari Beqir Sina; Adem Belliu, i televizionit “Kultura Shqiptare”, Dalip Greca, kryeredaktor i gazetës “Dielli” dhe Vehbi Bajrami, botues i gazetës “Illyria”.
Mes atyre që u nderuan ishte edhe Zëri i Amerikës. Zonja Sahatqija i dha këtë koment koleges sonë Laura Konda:
“Një vend të posaçëm ka Zëri i Amerikës, edicioni shqip; duke patur parasysh që është një medium që ka qenë afër shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë, ne që jemi nga Kosova, kemi kujtimet prej kohës kur Kosova ishte e okupuar dhe kur Kosova nuk kish zë, nuk dëgjohej. Zëri i Amerikës në atë kohë ishte zëri ynë, ishte shpresa jonë në atë kohë pa shpresë.”
Zonja Sahatqija tha se Zëri i Amerikës, vazhdon të jetë burim i lajmeve të sakta dhe një zë i respektuar dhe i besueshëm nga Amerika, miku i madh i Kosovës.
Misioni i Kosovës nderoi gjithashtu zotin Ed Hammel, themelues i grupit KAEF – Fondi Amerikan i Arsimit në Kosovë dhe Richard Lukaj, për kontribut në hapjen e Universitetit Amerikan në Prishtinë.