Ambasadore Teuta Sahtaqija, diplomate me vlera të larta kombëtare

Nga: Mirela Gjegji

Foto nga konsullata

Me rastin e festave të fundvitit Ambasadorja e Republikës së Kosovës Zj. Teuta Sahatqija organizoi një mbrëmje kulturore – artistike me muzikë të zgjedhur klasike e popullore nën praninë e stafit të saj, gazetarëve dhe disa organizatave që kanë një aktivitet të njohur disavjeçarë në New York e më gjerë. Ajo në fjalën e saj uroi festat, e përgëzoi gazetarët dhe organizatat prezente që veprojnë në New York, SHBA në dobi të arsimimit të brezit të ri, medias, gruas, fëmijëve, shqiptarëve dhe amerikanëve në tërësi.

Foli për arritjet në Kosovë në fusha të ndryshme të jetës, shkencës, artit, sportit, muzikës si dhe për krijimin e Ushtrisë Shqiptare në Kosovë, ku me nota të larta falenderoi SHBA, që historikisht kanë mbështetur Kosovën e të gjithë popullin shqiptarë. Fjala e saj u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërkohë që Ambasadorja Sahatqija njihet edhe si një bashkuese e trevave shqiptare në Amerikë, mban afër komunitetin. Respekt ky që edhe vetë shqiptarët nuk e kanë ndier nga asnjë diplomat shqiptar më parë në SHBA. Pasi në takimet e ndryshme që Ajo organizon mban gjallë traditat, historinë dhe gjuhën e kombit tonë. Ajo është jo vetëm një lobiste e njohur për Shtetin e Kosovës në botë, por edhe prezantuse shembullore e vlerave pozitive të shqiptarëve kudo në Amerikë.

Në fushën e gazetarisë me Medalje Nderi e Suksesi Zj. Sahatqija dekoroi TV – Zëri i Amerikës, ku në emër të këtij televizioni prestigjos Çmimi ju nda spikeres dhe gazetares së njohur  Zj. Laura Konda. Me Çmime suksesi u dekoruan gazetarët Halil Mula, Beqir Sina, Adem Belliu, Vehbi Bajrami etj.

Në drejtimin e edukimit, kulturës, shkencës shqiptare dhe amerikane u vlerësuan me Çmimin e Suksesit zotërinjtë Ed hammel dhe Richard Lukaj.

Për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri u dekoruan Shoqata “Motrat Qiriazi” dhe Organizata e Gruas “Hope & Peace”. Po me Çmimin e suksesit u  dekorua edhe Organizata e Profesionistëve të rinj në Amerikë “Apen”.

Moza Dajçi, një nga folëset në këtë event falenderoi Ambasadoren Teuta Sahtaqija për vlerësimin që i jep edhe femrës shqiptare në mërgim, kundër dhunës në familje dhe uroi themelimin e Ushtrisë në Kosovë, sëfundmi u ndal tek poema e Fa Nolit “Jepni për Nënat” ku shtoi edhe një fjalë të vetme, duke cituar: “Mbahu Nëno, mos ki frikë se ke djemtë e Vajzat në Amerikë!

Mbrëmja mbajtur në ambjentet e Konsullatës së Kosovës në Manhttan, kaloi këndshëm, në mënyrë festive, ku nga të gjithë Ambasadorja Teuta Sahatqija mori falenderime, si një diplomate me vlera të larta kombëtare.