SOT 28 VJET LINDI LËVIZJA E DHJETORIT NË SHQIPËRI

Nga Harry Bajraktari – Nderi i Kombit

Sot u bënë 28 vjet kur lindi Lëvizja e Dhjetorit.
Në këtë datë historike të vitit 1990, një grup studentësh dhe profesorësh të Universitetit të Tiranës, të udhëhequr nga lideri i tyre, Azem Hajdari dhe të mbështeur nga Dr. Sali Berisha e të tjerë, u bënë personazhe të rrëzimit të një epoke të errët diktatoriale që sundoi gjatë në Shqipëri. Në këtë periudhë tejet dramatike që ndante Shqipërinë nga epoka e Komunizmit, nga germadhat e frikshme të saj, nisën fillet e pluralizmit politik, të demokracisë dhe të tregut të një ekonomie të lirë. Kjo Lëvizje Studentore, e cila ka meritat historike për përmbysjen e sistemit të diktaturës, hapi rrugën e Shqipërisë drejt integrimeve evropiane dhe rrugën tjetër për ta ndihmuar Kosovën për liri, e cila ende ndodhej nën pushtimin e Serbisë.
Sot, lideri i kësaj Lëvizjeje, Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë, nuk është në mesin tonë, por vepra e tij jeton dhe do të jetojë përderisa do të këtë liri dhe demokraci kudo në hapësirat gjeografike shqiptare.

Harry Bajraktari,

New York, 2018