Konsumimi i tepër i kripës asnjëherë nuk është i mirëseardhur për shëndetin tuaj.
Rekomandohet që një person të hajë 2,300 miligramë natriumi (1lugë gjelle) në ditë. Në rast se jeni duke kaluar këtë sasi të kripës, trupi juaj do të ju dërgojë shenja të qarta për këtë, dhe ju duhet të bëni kujdes.
Më poshtë iu sjellim dy shenja se po merrni kripë më shumë se sa duhet:
Dobësim i kockave
Kur konsumoni shumë kripë, veshkat nuk mund ta zbrazin plotësisht dhe kjo rrit humbjen e kalciumit. Një mangësi kronike e kalciumit mund të rezultojë në kocka të dobëta, probleme me dhëmbët.
Koka iu dhemb shumë shpesh
Konsumi i tepërt i natriumit rrit sasinë e gjakut në mënyrë që të marrë më shumë hapësirë në enët e gjakut. Ky zgjerim i enëve të gjakut shkakton presion të lartë të gjakut (hipertension) dhe si rezultat, mund të shkaktojë dhimbje koke të rënda dhe të herëpashershme.