Deklarata/Vatra dhe Rrënjët Shqiptare mbështesin protestën e studentëve

DEKLARATË E PËRBASHKËT E FEDERATËS VATRËS DHE “RRËNJËVE SHQIPTARE” NË SHBA

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots mbështesin pa asnjë rezervë protestat studentore në Shqipëri, si shprehja më sublime kundër varfërisë që ka kapur për fyti familjet shqiptare.

Studentët janë viktimat e para të mungesës së shpresës për një të ardhme në Shqipëri, shtresa më vitale dhe e sinqertë, ndaj kjo protestë është këmbana më e fortë për krizën e përgjithshme shoqërore, gjendjen e mjeruar ekonomike dhe situatën e pashpresë ku ndodhet sot vendi.

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots janë dhe do të jenë deri në fund në mbështetje të parezervë të studentëve dhe i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të tyre.

Fitorja do të jetë me studentët!