Si ndryshojnë mendimet politike?

Nga Philip Pärnamets & Jay Van Bavel

Mendimet dhe qëndrimet tona politike, janë një pjesë e rëndësishme e asaj se kush jemi, dhe se si ndërtojmë identitetet tona. Prandaj, nëse unë kërkoj mendimin tuaj mbi kujdesin shëndetësor, ju do të ndani atë jo vetëm me mua, por me gjasë do t’i rezistonit çdonjërës nga përpjekjeve të mia për t’ju bindur të keni një pikëpamje tjetër.

Gjithashtu, do të ishte e çuditshme për mua t’ju pyesja nëse jeni i sigurt se ajo që keni thënë, përfaqëson në fakt mendimin juaj. Nëse çdo gjë na duket e sigurt, është qëndrimi ynë. Por, sikur ky të mos jetë domosdoshmërisht rasti?

Në një eksperiment të kohëve të fundit, kemi treguar se është e mundur të mashtrosh njerëzit në ndryshimin e pikëpamjeve të tyre politike. Në fakt, ne mund të arrijmë t’i bindim disa njerëz, që të pranojnë mendime, të cilat kanë qenë qartazi të kundërta me ato të tyret.

Gjetjet tona, nënkuptojnë që ne duhet të rishikojmë disa nga mënyrat që mendojmë mbi qëndrimet tona, dhe se si ato lidhen me klimën politike polare aktualisht. Kur bëhet fjalë për qëndrimet aktuale politike që kemi, jemi shumë më fleksibël sesa mendojmë.

Një faktor i fuqishëm që formëson botën tonë shoqërore dhe politike, është se si ato janë të strukturuara nga përkatësia në grupe dhe nga identitetet. Për shembull, studiuesit kanë zbuluar se mesazhet morale dhe emocionale në tema politike kontradiktore, si kontrolli i armëve dhe ndryshimet klimatike, përhapen më shpejt brenda grupit, se sa midis rrjeteve ideologjikisht me një mendësi të njëjtë.

Problemi i ‘dhomës së jehonave’, duket se po përkeqësohet nga algoritmat e kompanive të mediave sociale, që na dërgojnë përmbajtje gjithnjë e më ekstremiste, të përshtatura sipas preferencave tona politike. Ne jemi gjithashtu shumë më të motivuar të arsyetojmë dhe të argumentojmë, në mbrojtje të pikëpamjeve tona apo të grupit tonë.

Në fakt, disa studiues argumentojnë se aftësitë tona të arsyetimit, kanë evoluar për t’i shërbyer asaj funksioni. Një studim i kohëve të fundit e ilustron këtë shumë mirë:pjesëmarrësit të cilëve iu caktua të ndiqnin llogaritë në Tëitter që kishin ripostuar mesazhe që përmbajnë pikëpamjet politike kundërshtuese, me shpresën e ekspozimit ndaj pikëpamjeve të reja politike. Por ekspozimi, shkaktoi një rritje të polarizimit tek pjesëmarrësit.

Thjesht ekspozimi i republikanëve ndaj MSNBC, ose demokratët në Fox Neës, mund të përforcojë konfliktin. Po çfarë mund të bëjmë për t’i bërë njerëzit mendje-hapur? Truku, sado i çuditshëm që mund të tingëllojë, është t’i bëjë njerëzit të besojnë se mendimi i kundërt ka qenë

i tyre.

Eksperimenti, mbështetet në një fenomen të njohur si zgjedhja e verbër. Kjo u zbulua në vitin 2005 nga një ekip hulumtuesish suedezë. Ata i njohën pjesëmarrësit me imazhet e 2 fytyrave, dhe u kërkuan pjesëmarrësve të zgjedhin foton që ata mendonin se ishte më tërheqëse, dhe më pas ia dhanë pjesëmarrësit atë fotografi.

Duke përdorur një truk të mençur, të frymëzuar nga magjia e skenës, kur pjesëmarrësit morën foton, ajo i kaloi personit që nuk ishte zgjedhur nga pjesëmarrësi – fotografia më pak tërheqëse. Veçanërisht, shumica e pjesëmarrësve e pranuan këtë kartelë si zgjedhjen e tyre, dhe pastaj vazhduan të japin argumente se pse kishin zgjedhur atë fytyrë.

Kjo zbuloi një mospërputhje të theksuar mes zgjedhjeve tona, dhe aftësisë sonë për të racionalizuar rezultatet. I njëri zbulim, është përsëritur në fusha të ndryshme, tek vendimet financiare dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë. Ndërsa është e jshtëzakonshme që njerëzit të mund të mashtrohen me anë të marrjes së një fotoje tërheqëse, ne pyesnim veten nëse do të ishte e mundur të përdorim këtë reagim të rremë, për të ndryshuar bindjet politike të dikujt, në një mënyrë që do t’i rezistonte testit të kohës.

Në eksperimentin tonë, ne morëm fillimisht reagime të gënjeshtërta në lidhje me zgjedhjet e tyre, por kësaj radhe në lidhje me çështjet aktuale politike (p.sh taksat klimatike mbi mallrat e konsumit). Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua të shprehnin pikëpamjet e tyre për herë të dytë në të njëjtën ditë, dhe sërish një javë më vonë. Rezultatet ishin të habitshme.

Përgjigjet e pjesëmarrësve, u zhvendosën në mënyrë të konsiderueshme në drejtim të manipulimit. Për shembull, ata që në fillim kishin favorizuar taksa më të larta, kishin më shumë gjasa të ishin të pavendosur apo madje edhe kundër tij. Këto efekte, zgjatën deri në një javë më vonë.

Ndryshimet në mendimet e tyre ishin gjithashtu më të mëdha, kur iu kërkua të jepnin një argument – ose racionalizim – për mendimin e tyre të ri. Duket se dhënia e mundësisë për të arsyetuar, i përforcoi reagimet e rreme, dhe i çoi më larg qëndrimit të tyre fillestar.

Pse ndryshuan qëndrimet e njerëzve në eksperimentin tonë? Dallimi është se kur përballen me reagimet false, njerëzit janë të lirë nga motivet që zakonisht i udhëheqin ata, për të mbrojtur veten ose idetë e tyre nga kritikat e jashtme. Në vend të kësaj, ata mund të marrin në konsideratë përfitimet nga pozicioni alternativ.

Për ta kuptuar këtë, imagjinoni sikur keni zgjedhur të vishni një palë pantallona të kuqe më vonë gjatë mbrëmjes. Partneri juaj vjen dhe kritikon zgjedhjen tuaj, duke thënë se duhet të vishnit ato me ngjyrë blu dhe jo të kuqe. Ju ndoshta do të kaloni në pozita mbrojtëse në lidhje me zgjedhjen tuaj, me gjasë duke ngulmuar edhe më shumë në zgjedhjen tuaj të pantallonave të kuqe.

Tani imagjinoni situatën kur partneri juaj ndërron pantallonat, ndërsa ju nuk e keni mendjen, në vend se të debatojë me ju. Ju ktheheni dhe zbuloni se keni zgjedhur pantallonat blu. Në këtë rast, ju duhet të pajtoheni dëshirat fizike të preferencës tuaj (pantallonat në shtratin tuaj) me ato të trurit tuaj, që ju bën normalisht të zgjidhni pantallonat e kuqe.

Ndoshta keni bërë një gabim, ose keni pasur një ndryshim mendimi që ju ka dalë nga mendja. Por tani që pantallonat qenë vendosur para jush, do të ishte e lehtë që kjo të ndodhte, dhe të vazhdonit duke përgatitjet për festën. Ndërsa e shihni veten në pasqyrë, vendosni se këto pantallona janë mjaftushëm të bukura për tu veshur.

E njëjta gjë ndodh edhe në eksperimentin tonë, gjë që sugjeron që njerëzit kanë një shkallë shumë të lartë fleksibiliteti mbi pikëpamjet e tyre politike, sapo t’i heqësh gjërat që normalisht i bëjnë atë të vihen në pozita mbrojtëse. Këto rezultate, sugjerojnë se ne duhet të mendojmë, se çfarë do të thotë të mbash një qëndrim.

Nëse bëhemi të vetëdijshëm, se qëndrimet tona politike nuk janë të shkruara në gur, mund ta kemi më lehtë të kërkojmë informacionin që mund t’i ndryshojë ato. Nuk ka zgjidhje të shpejtë për problemin e polarizimit atual dhe konflikteve ndërpartiak, që janë duke e përçarë SHBA-në dhe shumë vende te tjera në botë.

Por të kuptuarit dhe përqafimi i natyrës fluide të besimeve tona, mund të zvogëlojë tundimin për të qëndruar me fanatizëm, pas mendimeve tona politike. Përkundrazi, përulësia mund të gjejë sërish një vend në jetën tonë politike.

Scientific American – Bota.al