Ballina Aktualitet HEC-et në Valbonë, Apeli i Shkodrës lë në fuqi vendimin e “Tropojës”

HEC-et në Valbonë, Apeli i Shkodrës lë në fuqi vendimin e “Tropojës”

HEC-et në Valbonë, Apeli i Shkodrës lë në fuqi vendimin e “Tropojës”.

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tropojë, vendim i cili nuk u prit aspak mirë nga banorët që kishin udhëtuar drejt Shkodrës për të qenë të pranishëm në seancë.

Ndonëse punimet duhej të ishin ndërprerë, ato vijojnë normalisht dhe kanë përparuar deri në më shumë se 60%. Banorët u njohën me vendimin në ambientet e jashtme të gjykatës, pas seancës së drejtuar nga gjyqtarja Valbona Vata.

Jashtë gjykatës ishte edhe Adhurim Ismajlaj, gjyshi i të cilit rezulton se ka firmosur në vitin 2013, sikur të ishte dakord me punimet, ndonëse ai ka ndërruar jetë që në vitin 2010.

Ndërsa për Bekim Demirajn, besimi te sistemi gjyqësor në Shqipëri ka humbur dhe vetëgjygjësia e kanuni janë forma e vetme për të vendosur drejtësinë e munguar.

Banorët u shprehën se do të kërkojnë drejtësi dhe kërcënuan me bojkotimin e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.