Lamtumirë, prof. Nihat BAKALLI

Nga Artur Roshi – kryetar i Ballit Demokrat, Tiranë


Sa mora vesh lajmin se Presidenti i Ballit Kombëtar Demokrat prof.Nihat Bakalli që jetonte në
New York të SHBA u nda nga jeta.

Prof.Nihat Bakalli personalitet i shquar i çështjes kombëtare,punoi çdo ditë të jetës për të jetësuar idetë e Mid’hat Frashërit,për të organizuar Ballin si një Parti me qasje të qartë ndaj çështjes kombëtare,për të luftuar kundër ideve komuniste si një virus që bjerr logjikën e mendimit politik.

Prof.Nihat Bakalli, si drejtor i radios “Zëri i Lirë” në New York të SHBA mbajti gjallë shpresën dhe përpjekjet e ballistëve atje për një të ardhme demokratike të Shqipërisë.

Prof. Nihat Bakalli spikati edhe në fushën e profesionit të tij. Ai punoi drejtor banke në New York pothuaj për gjatë gjithë jetës së tij.

E kam njohur prof. Bakallin që në vitin 1993 kur unë isha student dhe kryetar i rinisë së Ballit.

Prof.Nihat Bakalli ishte i kalibrit të bashkpunëtorëve të Mid’hat Frashërit si prof. Abaz Ermenjit, prof. Vasil Andonit, Prof.Ramazan Turdiut , etj.

Ishte një burrë inteligjent, i mënçur dhe me një sharm intelektuali të dukshëm.

E kisha model të gjallë të llojit të politikanit që unë aspiroj, me ide të qarta, të mprehta, afër logjikës dhe të vërtetës, larg emocionit, këmëngulës sistematik në qëllimet afatgjata.

Balli Kombëtar Demokrat humbi udhëheqësin e saj largpamës, miqtë e tij humbëm një mik që të nderonte, unë humba këshillat politike dhe fjalën e ëmbël të tij.

U prehsh në paqe i nderuar President !