Gjatё njё koncerti nё njё diskotekё nё Ankona u pёrhap paniku, pasi dikush me sa duket ka hedhur gaz lotёsjellёs. Gjatё pёrpjekjeve tё turmёs pёr t’u larguar nё panik kanё gjetur vdekjen tё paktёn gjashtё vetё.
Sipas tё dhёnave tё zjarrёfikёsit nё vrullin e turmёs pёr tё dalё nga diskoteka tё shtunёn (08.12) nё mёngjes janё plagosur rreth 120 tё rinj, dhjetё prej tyre nё gjendje tё rёndё. Ata janё dёrguar me ambulancat e urgjences nё spitalet e afёrta pёr trajtim. Ndёr tё vdekurit janё shumica minorenё, dy djem dhe tri vajza, njofton agjencia italiane e lajmeve Ansa duke iu referuar tё dhёnavetё policisё. Po ashtu ka gjetur vdekjen edhe njё nёnё , e cila shoqёronte tё bijёn nё diskotekё. Rreth 100 dashamirёs tё muzikёs ishin mbledhur nё diskotekёn “Lanterna Azzurra” nё Madonna del Piano nё komunёn Corinaldo, pёr tё ndjekur koncertin e Rapper-it tё preferuar nё Itali, Sfera Ebbasta. Shumica e pjesёmarrёsve ishin tё rinj. Kur njё i panjohur ka hedhur gazin lotёsjellёs masa e spektatorёve u pёrfshi nga paniku. Duke vёrshuar drejt portave tё daljes nё panikun e turmёs shumё vetё janё rrёzuar e janё shkelur prej tё tjerёve. Zjarrёfikёsi njofton, se me gjasё shkaku ka qenё njё „lёndё djegёse”.
Daljet e emergjencёs tё bllokuara
Njё 16-vjeҁar nё spital, i ka thёnё mediave italaine, se „ne kёrcenim, teksa prisnim tё niste koncerti, kur ndjejmё njё erё mbytёse. Ne vёrshuam drejt daljeve tё emergjencёs, por ato ishin tё bllokuara. Rojet e portave na thanё se duhej tё ktheheshim brenda.”
Para diskotekёs nё qytezё vёrshuan njё duzinё ambulancash, zjarrёfikёsat dhe automjetet e policisё. Policia nisi hetimet pёr zbardhjen e shkakut tё panikut. Kёto skena nё
Corinaldo tё kujtojnё panikun masiv nё Torino, kur gjatё njё Public Viewing tё finales sё Champions-League nё qershor 2017 u pёrhap gaz lotёsjellёs. Pёrgjegjёse ishte njё bandё hajdutёsh, qё donin tё vidhnin tifozёt. Atёherё u plagosёn 1500 dhe njё grua vdiq si pasojё e infarktit.le.