DY DRITARE

Nga Hamit Aliaj – Mjeshtër i Madh

Dritarja e diktatorit si llampë morgu
Rri mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
Njëqind metër larg,në ndërtesën përballë,
Fantazma kryeministrash të vdekur,të gjallë

Shtatë ditë iu deshën Dante Aligerit
Të shihte Parajsën,Purgatorin,Ferrin
Po njëqind vjet rruga mes dy dritaresh
Në Tiranën e tiranëve,zezonë funeralesh

Tirana e tiranëve i ka kohët ndryshe:
Në mëngjes je vajzë,në darkë ngrysesh gjyshe,
Në dy dritare vjell historia:
Nga dritarja e Diktatorit, te Kryeministria !