Nga: N.Sh
Për këtë reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se nuk është e vërtetë.
Se lajmi nuk ishte i vërtetë thotë edhe njohësi i çështjeve juridike dhe politike në Kosovë, Blerim Burjani.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, kjo është një luftë speciale e Serbisë, pasi Madagaskari nuk e ka tërheq njohjen për Kosovën.
Ai thotë se, asnjë lajm nuk është zyrtar se ky shtet e ka tërheq njohjën, pasi edhe në websajtin e këtij shteti nuk fuguron diçka e tillë.
Më poshtë reagimi i Blerim Burjanit:
Serbia e vazhdon luftën speciale dhe propagandistike kundër Kosovës, kësaj here thuhet Madagaskari e ka tërheqë njohjen, kjo është gënjeshtër, ky shtet e ka ne listë Kosovën.
Asnjë lajm zyrtar nuk ekziston nga ky shtet rreth Kosovës, asnjë shkronje e vetme zyrtarisht nuk është thënë nga ky shtet, po qe se e frekuentoni ëebistin e këtij shteti përkatësisht Ministrin e Punëve te Jashtme asnjë fjale te vetme nuk përmendet rreth Kosovës.
Serbia vazhdon traditën e rrenave kundër Kosovës, pa ndal përderisa është kohe e fundit qe Serbisë ti terheqet vrenjtje përfundimtare ose duhet marre masa kundër Serbisë institucionet e e BE dhe SHBA, Serbisë duhet te i behet e qarte se do te suspendohet nga organizatat ndërkombëtare nëse vazhdon luftën speciale dhe absurde ndaj shtetit te Kosovës.