Përbërësit:
1/2 kg bizele
4-5 karrota të prera hollë
2-3 qepë në rende
koper
2 pelte domate
kripë, piper, vaj ulliri
1 f. oriz
Përgatitja:
Skuqim shumë lehtë qepët (të njoma ose të thata). Shtojmë bizele, karrota, kripë e pak ujë e i ziejmë ngadalë.Kur janë gati shtojmë ujë (2 f.çaji për 1 filxh. oriz, por duhet llogaritur dhe lëngu në tenxhere) dhe koper.
E ziejmë për 15 minuta akoma dhe kur gjella është gati, shtojmë dhe piperin.
Ju bëftë mirë!