NJË LAJM I ÇUDITSHËM, UNESCO: Lahuta, pasuri kombëtare e Serbisë dhe jo e Shqiptarëve !

Nga: Musa Kurtulaj

“Lahuta nuk është shqiptare por serbe”. Ky është përfundimi që ka futur këtë instrument në listën e trashëgimisë së UNESCO-s si pjesë e kulturës së Serbisë.Edhe pse këndimi me lahutë ka gjurmë të forta në historinë e disa prej trevave të Shqipërisë, tanimë do të njihet në të gjithë botën si vlerë kulturore e Beogradit.Përhapja gjeografike e Lahutës në vendin tonë përkon me vetë përhapjen e këngëve të kreshnikëve.Gjurmët e saj i shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës. Gjithsesi, nga sot një vend tjetër do të krenohet me të duke e quajtur si pasuri kombëtare. (Ky eshte lajmi qe u publikua sot pasdreke, dt.4 dhjetor 2018 ne disa portale te gazetave shqiptare)
Shënim: Historianet tanë, folkloristet tanë, entongrafet tanë, studiuesit tanë, shkrimtaret tanë….eh sa shume tanët, gjithnjë kane shkruar e na kane kumtuar se LAHUTA është vegël muzikore popullore autentike e shqiptareve, respektivisht e përdorur ne zonën veriore te Shqipërisë ! Nuk është mohuar asnjëherë se ajo është përdorur edhe nga fqinjët tanë, sllavet, si malazezet ashtu dhe serbet, por gjithnjë është theksuar se ata e kane huazuar nga shqiptaret ! Na është thënë se për shqiptaret e veriut te Shqipërisë lahuta është IDENTITET KULTUROR, qe i ka shoqëruar qe me ardhjen e tyre ne jete, ne kuptimin e lashtësisë se kësaj vegle muzikore popullore tradicionale ! Domethënë, lahuta ka lindur me shqiptarin e veriut ! Kështu ka mote e mote qe na është thënë brez pas brezi ! Mirëpo, çuditërisht sot na del ndryshe, na del se lahuta “nuk është shqiptare por serbe” sipas UNESCO-s, dhe do te njihet prej saj si vlere e kulturës se Serbisë !!!!! Tani o na kane gënjyer ne shqiptareve TANET, o kane arritur serbet qe te gënjejnë UNESCO-n ? Njëra ka ndodhur ne ketë rast ! Se cila, ketë shpresojmë te marrin guximin dhe te na sqarojnë TANET, pasi një lajm i tille nuk mund te lihet kurrsesi te kaloje ne heshtje ! Sot UNESC-o njohu lahutën si vlere kulturore te Serbisë, nesër nuk përjashtohet mundësia qe edhe XHUBLETEN tremijevjeçare te malësores se veriut te Shqipërisë ta njohu si vlere te kulturës se Serbisë, pasnesër do te njohu diçka tjetër…..!Larg qofte, një dite te thonë se edhe SHQIPERIA nuk është e shqiptareve ! Natyrisht, nëse TANET heshtin e heshtin, dhe nuk u bëjnë përshtypje lajme te tilla si ky qe është publikuar sot për LAHUTEN, domosdo qe nuk duhet te çuditemi sa çfarë mund te lexojmë e dëgjojmë ne te ardhmen ne shqiptaret per shqiptaret !