Ballina Aktualitet LDSH denon prangosjen e flamurit shqiptar, mbi kulmet e qytetarëve lojal

LDSH denon prangosjen e flamurit shqiptar, mbi kulmet e qytetarëve lojal

 

Lidhja Demokratike Shqiptare, shpreh indinjaten më të thellë me rastin e heqjes dhe marrjes së flamurit shqiptar, nga shtëpia e Emin Beqoviq, në Milesh.
Po ashtu dënon aktin e gjykatës e cila merr në pyetje dhe kercnon penalisht z. Beqoviq. LDSH i ben thirrje pushtetit, por edhe partive shqiptare të cilat janë pjesë e Qeverisë, që të parandalojnë këto provokime dhe dënime që po bëhen në dëm të shqiptarëve autokton.

Flamuri shqiptar nuk u ka penguar në kolonat dhe tubimet përkrahëse të referendumit për pavarësim të shtetit, kurse sot u pengon mbi kulmet e qytetarëve lojal.

LDSH