Në Shtëpinë e Bardhë duket qartë që është sezoni i festave.
Melania Trump ndjek një traditë të gjatë të Zonjave të Para në këtë vit kur shënon krishtlindjen e dytë në Shtëpinë e Bardhë.
“Jacqueline Kennedy e filloi këtë traditë duke vënë pemën e Krishtlindjes dhe duke zgjedhur një temë të caktuar për të zgjedhur zbukurimet si për pemën, ashtu edhe për ambjentet. Që nga 1961 kjo traditë ka vazhduar. Zonjat e Para vazhdimisht kanë pasur një rol qendror në zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë,” thotë Matthew Costello, i Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë.
“Jemi në shekullin e 21-të. Secili ka shijen e vet. Mendoj se pemët janë fantastike,” thotë zonja Trump.
Nuk është hera e parë që pema e Krishtlindjes bëhet tërheqja qendrore:
Presidenti Theodore Roosevelt nuk vuri pemë për Krishtlindje pasi ashtu ishte bërë traditë në fillim të viteve 1900.
Por djali i tij Archie fshehu një pemë në dollap:
“Është një ndër historitë më interesante për Shtëpinë e Bardhë. Gazetarët prisnin. Donin të dinin nëse familja Roosevelt do të merrte pemë për Krishtlindjen. Archie pak e shumë e bëri të kryer,” thotë zoti Costello.
Zonja Trump nuk është e para që zgjedh zbukurime të kuqe.
Pemët tradicionale halore, me frutat e kuq, janë vënë në Shtëpinë e Bardhë që në 1975 dhe janë çdo vit të pranishme…
…që nga administrata Reagan.
“Nancy Reagan gjithmonë e pëlqente ngjyrën e kuqe. Në portretin e parë si Zonjë e Parë ajo është me fustan të kuq. Edhe kompletin e servirjes për Shtëpinë e Bardhë e kishte në ngjyrë të kuqe. Prandaj e krijoi këtë traditë,” – thotë zoti Costello.
Festimet e Shtëpisë së Bardhë për festat janë një traditë e pasur që fillon me zbukurimin e pemës së Krishtlindjes.
Jackie Kennedy kishte zgjedhur temën e “Arrëthyesit”.
Hillary Clinton, temën e “Punishtes së Santës”.
Melania Trump ka prezantuar “Thesaret Amerikane”.
Çdo zonjë e parë ka sjellë frymën e saj në sezonin e festave.