Nga Hajrullah Hajdari
Bashkëpunimi i partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi me pushtetin qendror të këtij shteti dhe marrëdhënjet e mira me partinë – shtet- DPS-in, mëndohej se, ndoshta, duhet të prodhojë efekte pozitive në aspektin e avansimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe integritetit kombëtarë të shqiptarëve si parabazë për një zhvillim ekonomik të avansuar e të qëndrueshëm. Është kjo pritshmëria e të gjithë atyre shqiptarëve që vetë e votojnë partinë e liderit Millo Gjukanoviq por edhe e të gjithë atyre që votën e dhënë për partitë shqiptare, por pa meshirë e pa pelqimin e votuesit ia bëjnë dhuratë partisë-shtet, mbase për interest e kujt s’është edhe ndonjë enigmë, por gjithësesi është koha që llogoridhënja e “ transporueseve tjetërsues” të votes të bëhët imperative për të gjithë ata që në një apo tjetër mënyrë, vite me radhë, po e shfrytëzojnë rahatinë e majme që ju ofron pushteti. Natyrisht, të qendrosh në pushtet kaq gjatë, është e pamundur që sado pak most të levizet nga vendi e kështu edhe ndonjë e mirë apo avancim për shqiptarët edhe është arritur.
Të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Mal të Zi, që nga aneksimi e në vijim, në korpusin e të drejtave dhe lirive të njeriut me theks të veçantë në ato politike janë përmendur në vazhdimësi, por pa ndonjë rezulltat të avancuar. Është kështu se edhe sot e kësaj dite e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe është e kufizuar dhe në kundërshtim të dukshëm më Kushtetuten e Malit të Zi e veçanarisht të Konventave ndërkombëtare për këtë çështje, e drejta e informimit në gjuhën amtare po ashtu është nën nivelin e paraparë me akte ndërkombëtare nderësa për gjyqësin most ë flasim ndonëse me aktet ndërkombtare qytetarëve të popujve pakicë duhet t’ju sigurohet procedura e gjykimit dhe sjellja e akteve gjyqësore në gjuhën e vetë si parakusht i një gjykimi të drejtë dhe transparent. Mohimi ikëtyre të drejtave ose siç veprohet në Mal të Zi, mosbërja zë e institucionëve përkatëse shtetërore, kompetente për zbatimin e ligjit por edhe mos ngritja e zërit e qytetarëve, e aq më pak e kreatoreve të politikës nuk çon kund tjetër përveç se në shpopullimin e trojeve shqiptare me pasojë asimilimin e qetë të shqiptarëve në Mal të Zi.
Kohëve të fundit në trojet shqiptare në Mal të Zi, në kontinuitet, po bëhën veprimeve antiligjore dhe kundër interesave jo vetëm të shqiptarëve por edhe të popujve tjerë e për të cilat, përveç në formë deklarative e pa e zbatuar ligjin, shteti dhe as politika nuk po ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e atyre veprimeve. Këtu po përmendim vetëm 2 ngjarje apo veprime të pakëndshme të krijuara nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) këtij viti dhe një veprim të pahijshëm të vetë partisë-shtet-DPS-it.
Ndërtimi i egër i kishës në Rumi 13 vite më parë me preteks se aty dikur kishte egzistuar një kishë, deklaratat e zyrtarëve shtetëror e politik se ajo, pasi është ndërtuar pa leje të autoriteteve administrative, do të menjanohet, ka mbetur vetëm premtim. Deri më tani deklarata sa për sy e faqe sigurisht sa për t’u qitë hi në sy shqiptarëve, katolokë e mysliman, e për t’i marrë votat e tyre. Edhe më keq, ditë më parë, haptazi e para syve të pushtetmbajtësve ( pasi ishin të njohtuar mirë) KOS-I shkoi edhe një hap më larg , kishën -llamarinë e murosi e bëri edhe më të qëndrueshme. E përsri vetëm fjalë e deklarata. E faktori politik shqiptar vazhdon bashkëpunimin!?
Preteksi i KOS-it, për ekzistimin e një kishe në maje të Rumisë kurrë nuk është dokumentur shkenctarisht bile as nga vetë Akademija e Shkencave të Serbisë. Nuk ka deshmi për ekzistencën e kishës aty sëpaku jo 500 vitet e fundit. Arkeologu i njohur malazez Predrag Malbasha thekson se “ …nga ana tjetër nga ai vit ( 1571, kur KOS –i mendon se është shembur kisha), daton harta gjeografike e Tivarit, burim i klasit të parë historikë, në të cilën janë shenuar të gjitha malet për rreth qytetit, pra edhe Rumija ( Monte Malicha), por në të nuk është shenuar asnjë objekt. Po ashtu në publikë është dhënë qëndrimi se në maje të Rumisë ka ekzistuar një vend i shejt apo alltar paganë kështu që për ekzistimin e kishës as që mund të bëhët fjalë.Përveç kësaj në publik është dhënë edhe një qëndrim më pak i hetueshëm professional, gjegjësisht mundësia që në vendin e mëparshëm të shejtë paganë është ngritur kisha, e cila neqoftëse ndopak ka ekzistuar, ka qenë shumë më para përçarjes së kristianizmit dhe para ardhjes se religjionit islam në Mal të Zi “. Ekzistimin e një kishe të tillë në maje të Rumisë në studumet e veta, ku bëjnë fjalë për Krajën dhe kishën e Krajës, në asnjë sekuencë nuk ipërmendin as Rovinski, as Juriçeku, Jastrebovi e as Ippen por as vetë studjuesit serb si Radiçeviqi, Milenko Vukiqeviqi apu Novakoviqi nuk janë të sigurtë në ekzistencën e sajë. Shtrohet pyetja: Pushteti dhe politika malazeze a e kanë vërtetuar shkenctarisht ekzistencën e kësaj kishe ndonjëherë në Rumi si parakusht i arsyeshmërisë së vëndosje aty? Nëse po, atëherë pse nuk deklarohet pro vëndosjes, nëtëkundërtën pse nuk e zbatojnëligjin, jo vetëm për hatër të shqiptarëve, për të menjanuar këtë “ mollë sherri” e për të treguar funksionimin e shtetit ligjor !? Pse interesimi I KOS-t intenvizohet pas më shumë se 800 viteve dhe fillon mu atëherë kur trojet shqiptare anekson nga Mali I Zi?
Liturgjia e KOS-it në Shas po ashtu s’është tjetër perveç se iritim i popullatës auteknone shqiptare aty, me qellim të përvetësimit dhe të ndryshimit të fakteve historike në favor të saj. Dihet mirë se studimet e para arkeollogjike për kishat e Shasit janë bërë jo më pare se në vitin 1985 dhe ato si gjurmime sondazh. Nga ana tjetër tubimi i parë shkencor për Shasin e lashtë është orginuzuar nga shoqata “Ora” mbajtur në Ulqin në vitin 2009. Por as ky tubim shkencor, me pjesëmarrjen edhe të eksperteve nga Mali I Zi, nuk faktoi se 365 kishat e Shasit ishin ortodokse, sëpaku, në fillimet e ndërtimit të tyre por u vërtetua se të gjitha emertimet e vendbanimit Shas, në cilën do variantë qoftë, konsiderohen emra ilirë.Në referatin e tij, Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, duke ju referuar studjuesëve malazez P.Mijoviq dhe M. Kovaçeviq thekson:
“ Në këtë hapsirë, vazhdojnë autoret e cekur, pranë bregut të liqenit, shihen gjurmet e vendbanimit të kohës së bronxit, ku janë gjetur edhe vegla prej guri, duke shtuar se qyteti I Shasit është I vëndosur drejtpërdrejt në drejtim natyror të komunikimit mes Shkodrës dhe Ulqinit antic, përkatësisht mes dy vëndeve më të përshtatshëm për themelimin e vendbanimëve ilire gjysmë të fortifikuara” . Pra çka do të përvetësojë KOS –i për mos thënë çfarë do dhe kërkon në Shas? Ndoshta duke u bazuar në qetësinë tonë ( të shqiptarëve) dhe në lojalitetin e pushtetit ( pasi nuk ngrehin zërin e zbatojnë ligjin) mendojnë të tjetërsojnë historinë në favor të tyre ! Strategji apo rastësi?!.
Provokimi i radhës, mjerishtë, vjen nga vetë partneri kryesor i partive politike shqiptare të koalicionit, DPS-i, mbase këtu përgjegjësi indirekte kanë edhe të gjitha partite politike shqiptare. Ngjyrosja e shkronjave të emrit TITO në malin e Deçiqit legjendar, ku flamuri shqiptarë u ngrit edhe para atij në Vlorë, nga të rinjët e DPS-it s’mund të jetë tjetër, nëse nuk është i rastësishëm, veç se vazhdimësi e provokimeve ndaj ndjenjës shqiptare në këto troje pra vazhdimësi e veprimit asimilues në heshtje. Arsyetimi se ngjyrosja u krye nga të rinjët dhe pa pretendime fyese ndaj shqiptarëve është I papranueshëm, nga njëra anë. Athue se të rinjët piktor, shumica e të cilëve as kanë qenë të lindur në kohën e Titos, as e kanë njohur as përjetuar regjimin e tij, me këtë veprim kanë shprehur nastologjinë e tyre ndaj Tij, apo ndoshta të etërve të tyre, apo……. Nëse është provokim i rastësishëm pse vallë ky veprim nuk u krye në ndonjë mal apo kodër rreth e përqark Podgoricës apo ndonjë qyteti tjetër.? Nga ana tjetër edhe faktori politik shqiptarë ka përgjegjësin e vet. Sot e kësaj dite dy institucione të arsimit, shkolla në Ulqin dhe Tuz mbajnë emrin Tito dhe 25 Maj – ditëlindja e Titos, besoj si askund tjetër. Mbase të rinjët piktor kanë menduar se me këtë veprim po knaqin edhe nastologjinë e shqiptarëve!?
Me qellim të zbardhjes së të vërtetës historike është më se e domosdoshme që faktori shqiptarë përfundimishtë të vetëdijësohet dhe veprojë sa më parë është e mundur, më apo pa përkrahjen e pushtetit. Janë më se të nevojshme gjurmimet arkeologjike në Rumi dhe Shas dhe kjo jo me qellim përvetësimi por me qellim që të ndriçohen e të hedhët dritë mbi fakte të reja, deri më tani të panjohura, për të vërtetuar me objektivitet ekzistencën apo jo të kishës në Rumi dhe elementit sllav në kishat e Shasit, sëpaku për hirë të vërtetës e për të ndaluar eskalimin e mëtejshëm të idesë së sllavizimit të këtyre trevave,të drejtës së KOS-it mbi këto objekte dhe shqetësimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve këtu. Ngase nuk kemi një qënder studimore e as një qëndër të kulturës shqiptare në Mal të Zi, fillimisht u takon partive politike shqiptare dhe atyre shqiptarëve që janë ulur në karrikat e pushtetit ligjvënes e ligjzbatues të inicojnë sa më parë nisjen e gjurmimeve dhe hulumtimeve në këto lokalitete shqiptare, sëpaku, për të pasur gojë me ju kundërvu tezave të paqena dhe strategjike të KOS-it. Sa I përket çështjes së piktorëve, është krejtë çështje politike dhe lehtë e zbatuar.
Veprimet e përmendura, qoftë të natyrës matriale apo shpirtërore ( përvetësimi i tyre nga KOS-I apo pushteti) dhe shpopullimi evident i trojëve shqiptare janë të ndërlidhura, ndoshta qellimisht, dhe rrjedhimishtë me ndikim të dukshëm në zvoglimin e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve në Mal të Zi me pasojë asimilimin e tyre. Gjithësesi këto veprime përveç se e përshpejtëson këtë process, në dukje i heshtur, nuk i kontribojnëbashkëjetësës në shtetin multinacional të Malit të Zi dhe integrimeve euroatlantike të prentendura vite me radhë.
Nëse faktori politik shqiptarë nuk do të marrë masa për zbardhjen e këtyre fakteve historike, s’do bëjë tjetër përveç se do të shfajsojë Millo Gjykanoviqin dhe DPS-in si fajtor kryesor a kujdestar të mos realizimit të drejtave dhe çështjës shqiptare në Mal të Zi.