Shqipëria merr kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020

Është miratuar kandidatura e Shqipërisë për të marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesja aktuale e OSBE-së, Italia përmes një postimit në Twitter.

Duke nisur nga data 1 janar e vitit të ardhshëm Shqipëria bëhet pjesë e Trojkës.