Nga Raimond Kola
Ambasada e Shqipërisë në Athinë tha se është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz.
Policia e Korfuzit tha se 63 vjeçar shqiptar u qëllua të dielën në mbrëmje për vdekje nga një shtetas grek i moshës 44 vjeç me një armë gjahu pa tytë. Sipas policisë greke trupi i viktimës u gjet në një kanal buzë rrugës pas denoncimeve në polici të familjes shqiptare. Sipas mjeteve greke të informimit që citojnë burime nga hetimet e policisë greke disa ditë para krimit vrasësi dhe viktima kishin pasur një konflikt verbal në kafenenë e fshatit për shkak të çështjes Kacifa. Në rrjetet sociale të të dy vendeve është rritur javët e fundit gjuha e urrejtjes me tone ekstremiste pas ngjarjeve të Bularatit.
Vrasja e Kostandinis Kacifas ne shkembim zjarri me forcat spciale RENEA shkaktoi tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa 53 ekstremistë u shpallën ‘non gratta’ mes tyre eurodeputetja qipriote, Eleni Theoharus pas thirrjeve antishqiptare gjate ceremonise se varrimit te te riut.